Më shumë vezë … Më shumë shanse!

Po kur problemi qëndron tek bashkëshorti, përse unë duhet të stimulohemKjo është një pyetje më se e drejtë e shtruar nga shumica e femrave që u nënshtrohen trajtimeve të ndryshme të infertilitetit (psh Fertilizim In Vitro) për shkak të infertilitetit mashkullor. Përgjigja është si vijon:

Një femër fertile, normalisht do të rrisë 1 folikul në muaj; nga ky folikul do të mund të merret vetëm 1 vezë mature (e pjekur) nqs gjendet moment i duhur për oocyte pick up (aspirim të ovocitit). Kjo vezë do të bashkohet me një spermatozoid; jo gjithnjë nga ky bashkim rezulton një embrion i cilësisë së mirë; ndonjëherë bashkimi mund të mos rezultojë në embrion ose mund të rezultojë në një embrion të një cilësie suboptimale.  Edhe sikur në fund të gjendemi me një embrion të vetëm për ta transferuar shanset janë me të vogla për shtatzani.

Vezorja me dhe pa stimulim

Për ta rritur rendimentin e IVF në vitet 80 të shekullit të kaluar u futën në përdorim protokollet e ndryshme të stimulimit ovarian. Qëllimi është shumë i thjeshtë: të rrisim sa më shumë folikuj; të aspirojmë shumë vezë; më shumë vezë të pjekura për të patur mundësinë që pas bashkimit me spermatozoidet të arrijmë të kemi më shumë embrione.

 

Duke patur sa më shumë embrione në dispozicion për ciftin infertile, atëherë edhe opsionet që shtrohen para tyre janë më të shumta; për rjedhojë edhe shanset për shtatzani riiten ndjeshëm. Është llogjike,

  • Nqs transferojmë 2 embrione do të kemi më tepër shanse për shtatzani!
  • Nqs kemi shumë embrione atëherë cifti mund të zgjedhë edhe opsionin për krio prezervim (ngrirje, embryo freezing). Ruajtja e embrioneve të tepërta do të shmangë nevojën për përsëritjen e procedurës IVF nga fillimi duke kursyer kështu shpenzime të tjera financiare. Një tjetër avantazh i embrioneve të ngrira është se ata përmbajnë materialin gjenetik të një veze më të re; këta embrione nuk ndikohen nga vitet që kalojnë në jetën e pacientes femër.
  • Sa më shumë embrione të ketë formuar cifti, aq më e lartë është mundësia për ta patur transferta të ditës së 5-të (blastokist).
  • Sa më shumë embrione të ketë formuar cifti, aq më e mundur bëhet edhe diagnoza gjenetike preimplantacionale (PGT), nqs kjo e fundit eshte indikuar.
  • Në prani të shumë embrioneve, ekziston edhe mundësia e përzgjedhjes së më të mirëve për transfertë; E kundërta ndodh kur kemi në dispozicion vetëm 1 embrion për të transferuar: Nuk kemi mundësi përzgjedhje.

Një përgjigje e tillë vlen për të gjitha femrat që u nënshtrohen IVF pavarësisht se kush është shkaku i infertilitetit.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!