Dielli & ShtatzaniaEkspozimi në diell gjatë shtatzanisë

Ekspozimi në diell gjatë shtatzanisë është shumë i rëndësishëm pasi ndhmon në sintesën e vitaminës D. megjithatë një ekspozim i tepërt dhe pa masa mbrojtëse mund të japë efekte kozmetike negative dhe mund të shkaktojë dehidratim nqs nuk merren masa mbrojtëse.

Gjatë shtatzanisë, prodhohen hormone në sasi të shtuar duke çuar në një rritje të prodhimit të melaninës. Kjo shkakton një hiperpigmentim të lëkurës, sidmomos në faqe e cila quhet ndryshe edhe maska e shtatzanisë ose melazma apo edhe kloazma (chloasma). Në rast ekspozimi në diell, ky hiperpigmentim është akoma më i shprehur. Ky hiperpigmentim mund të persistojë deri 6 muaj pas lindjes.

Ja disa nga masat mbrojtëse që duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell gjatë shtatzanisë:

  1. Evitoni qendrimin në diell nga ora 11.00 – 16.00
  2. Në shtatzani lëkura bëhet shumë sensitive. Në oraret e ekspozimit në diell përdorni krem me faktor të lartë mbrojtes. Aplikojeni kremin gjysëm ore para se të ekspozoheni në diell dhe pastaj gjatë kohës së ekspozimit aplikojeni kremin çdo 2 orë.
  3. Mos ekspozoni fytyrën në diell, përdorni kapele të medha si dhe krem me faktor të larte mbrojtës. Njollat kafe të fytyres që shfaqen në shtatzani mund të përkeqesohen nga rrezet e diellit.
  4. Konsumoni shumë ujë dhe lëngje. Është shumë e rëndësishme të mos dehidratoheni.
  5. Rekomandohet të bëni not në pishina ku jeni më të sigurt por pa e ekzagjeruar.
Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!