Si ndikon duhani gjatë shtatzanisë?

Të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një fëmijë të shëndetshëm dhe të mos rrezikojnë shtatzaninë, por është vërtet shqetësues fakti se disa femra nuk mund të lenë duhahin gjatë shtatzanisë.

Pirja e duhanit ndikon në riitjen e lindjeve me probleme. Në këto rrethana bebet lindin parakohe ose lindin të vegjël ose vdesin përpara se të lindin. Në këtë këndvështrim, shtatzanitë do të ishin më të sigurta dhe bebet më të shëndetshme nëse femrat shtatzana do të hiqnin dorë nga ky zakon i keq.

Pse është i dëmshëm duhani gjatë shtatzanisë?

Cigaret përmbajnë me shumë se 400 kimikate, 60 prej të cilave mund të shkaktojnë kancer. Kur pini duhan gjatë shtatzanisë këto kimikate kalojnë në gjakun tuaj, i cili ështe i vetmi burim oksigjeni dhe ushqimi për beben. Asnjë nga keto kimikate nuk është i mirë për fëmijen tuaj dhe dy prej tyre janë vecanërisht të dëmshme; nikotina dhe karboni. Këta dy përbërës shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzanisë.

Komplikacionet më serioze, ku mund të përmendim lindjen e parakohshme, lindjen e bebes me peshë të vogël, shkaktohen sepse nikotina dhe karboni reduktojnë oksigjenin e nevojshëm për beben.

Pra, duke pirë duhan gjatë shtatzanisë ju dëmtoni jo vetëm veten tuaj por edhe beben tuaj.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!