Si ndikon konsumi i kafes gjatë shtatzanisë?

Kafja përmban kafeinë e cila dihet që kalon placentën. Kjo do të thotë që kur një femër shtatzanë konsumon kafe, kafeina kalon edhe në gjakun e bebit. Kafeina gjendet edhe në pije të tjera si çaj apo cola, si edhe në ushqime të ndryshme si çokollata.

Të pish më shumë kafe se sa duhet gjatë shtatzanisë mund të sjellë rreziqe serioze në zhvillimin e fetusit dhe për shëndetin e nënës.

Sipas kolegjit amerikan të mjekëve obstetër – gjinekologë (ACOG), doza maksimale ditore e kafeinës e lejuar për një femër shtatzanë nuk duhet të kalojë 200 miligramë (1 filxhan kafe).

Kush e kalon këtë masë, që do të thotë 1 filxhan në ditë, rrezikon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Do te ishte mire qe kafeina te eliminohej gjate shtatzanise, por nese nuk beni dot pa të, të paktën mos kaloni dozën e mësipërme.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!