Vitamina D & AutizmiA ndikon Vitamina D në uljen e rrezikut për Autizëm?

Nivelet e vitaminës D


Aludohet se nivelet e ulëta të vitaminës D (në shtatzanat dhe tek neonatët) mund të ndikojnë në ritjen e rrezikut për autizëm.

  • Lëkura e errët është një faktor rreziku për autizëm. Individët me lëkurë të errët prodhojnë më pak vitamin D nga drita e diellit.
  • Nivelet e ulëta të vitaminës D gjatë shtatzanisë rrisin rrezikun edhe për lindje para kohe. Lindja para kohe nga ana e saj rrit rrezikun për autizëm.
  • Konsumi i peshkut dhe frutave të detit gjatë shtatzanisë mund të ulë rrezikun për autizëm. Këto ushqime janë të pasura me vitamin D dhe acide yndyrore Omega-3, përbërës shumë të nevojshëm për zhvillimin e trurit.

Megjithatë, për momentin nuk ekziston ende asnjë studim që të provojë se suplimenti me Vitaminë D gjatë shtatzanisë redukton rrezikun për autizëm. Por teoria e një lidhjeje të mundshme në këtë pikë mjaftueshëm e fortë sa për të mos qenë indiferent ndaj vitaminës D.

Si vepron Vitamina D?


  • Cdo qelizë e trurit përmban receptorë për vitaminën D. Këta receptorë kontrollojnë ekspresionin e gjeneve, e thënë ndryshe … mënyrën se si gjenet përdoren. Për këtë arsye, vitamina D mund të jetë me shumë përfitime në funksionin cerebral.
  • Infeksionet gjatë shtatzanisë mund të rrisin rrezikun për autizëm. Gripi gjatë shtatzanisë, me rritjen e temperaturës së trupit matern, mund të jetë i rrezikshëm për fetusin në zhvillim. Nivelet e rritura të vitaminës D mund të reduktojnë rrezikun që një femër të kalojë gripin gjatë shtatzanisë.
  • Një tjetër karakteristikë e autizmit është stresi oksidativ në nivel qelizor. Kjo shkakton vdekje të hershme qelizore. Ka mjaft raporte në literaturë në lidhje me reduktimin e stresit oksidativ nga ana e Vitaminës D.

A mund të parandalohet autizmi?


Rreziku për autizëm mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme përmes administrimit të Vitaminës D përpara koncepsionit, gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes. Rekomandohet që femrat shtatzana dhe ato që kanë fëmijën në gji të marrin 6 000 ui (150 mcg) Vitaminë D3 (cholecalciferol) në ditë gjatë shtatzanisë dhe laktacionit, në mënyrë që bebi të përmbushë nevojat për vitamin D.

Trajtimi


Nuk ka asnjë studim që të provojë se marrja e vitaminës D trajton fëmijët me autizëm! Nga ana tjetër është parë se në disa raste me përmirësim të klinikës së autizmit, janë konstatuar nivele të rritura të vitaminës D në gjak.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!