Të paturit e një shtatzanie në të dyzetat …

Bota e show-bizit është e mbushur me raste të lindjeve në të dyzetat. Përbën gjithnjë lajm kur një figurë e njohur lind, dhe sidomos kur kjo figurë e njohur ka një moshë të avancuar. Problemi qëndron në të tilla raste, pa dashur të anashkalojmë lumturinë që kjo sjell për personat e përfshirë, se mund të krijohet një përshtypje e gabuar për shanset reale të koncepsionit në të tilla situata.

Por cilat janë shanset reale për të patur një bebe të femrave në të dyzetat e moshës së tyre?


Vështirësia kryesore është se koncepsioni (ngjizja) është thjesht më i vështirë dhe, edhe kur ky koncepsion ndodh, rreziku për humbje të shtatzanisë është më i lartë. Janë të shumta studimet të cilat kanë provuar tashmë efektin negativ që ka mosha e femrës mbi koncepsionin artificial (Fertilizim In Vitro) dhe koncepsionin natyral.

Arsyeja kryesore e këtij efekti është se femrat vijnë në jetë me një numër vezësh (rezerva ovariane ose folikulare), numër ky që reduktohet me kalimin e viteve deri afër menopauzës. E megjithatë femrat edhe në të dyzetat kanë ovulacion çdo muaj (pra të rrezullt). Po përse vezët e tyre në këtë moshë të japin gjithë këto vështirësi?

Një keqkuptim shumë i përhapur tek kjo grumoshë është se fakti se ndihen ende të reja, merren me aktivitet fizik, ndjekin një stil jete të shëndetshëm dhe kanë cikël të rregullt do të thotë me patjetër që vezët e tyre do të jenë të shndetshme. Femra me të tillë kanë uterus (mitër) dhe organizëm të shndetshëm që mund të çojë në term (lindje) një shtatzani. Për fat të keq, pavarësisht këtyre cilësive, vezët nuk janë në lartësinë e duhur. Efektet e kohës janë të pandalshme dhe për fat të keq nuk ka asnjë ilaç që mund ti kundërshtojë këto efekte.

Shkencëtarët kanë provuar se vezët (ovocitet) e femrave në moshë të avancuar (në të dyzetat etj) kanë më tepër probabilitet të kenë një ndërtim jo normal duke e bërë kështu arritjen e shtatzanisë më të vështirë, humbjen e shtatzanisë më të shpeshtë dhe rrezikun për sindromë Down më të lartë.

Këto efekte të kohës vihen re dhe në rastin e Fertilizimit In Vitro. Për femrat në të dyzetat, IVF është ende një gjë e mirë për tu provuar dhe me shanse më të larta për sukses se sa koncepsioni natyral. E megjithatë, shanset për sukses në Fertilizim In Vitro reduktohen me shpejtësi pas moshës 40 vjeç dhe në moshën 45 vjeçare shanset janë thuajse zero (0).

Pavarësisht të gjitha këtyre, mjaft femra arrijnë të konceptojnë në të dyzetat, në mënyrë natyrale ose Fertilizim In Vitro, dhe të kenë familje të shëndetshme. Kuptohet që është më mirë që të krijosh familje në moshë të re, por nje femër nuk duhet të kalojë në pesimizëm vetëm pse ajo është në të dyzetat. Koncepsioni dhe humbja e hershme e shtatzanisë janë problemet e mëdha, por në rast koncepsioni dhe nqs kalohen javët e para të shtatzanisë, atëherë lindja e një bebi të shëndetshëm është shumë e mundshme. Ndërkohë që rreziku për sindromë Down mbetet i lartë, shumica e problemeve që prekin fëmijët nuk janë më të shpeshta nga fakti se janë konceptuar në moshë më të avancuar të nënës së tyre.

Shumë femra kanë frikë se të paturit e një fëmije në të dyzetat mund të ndikojë në shëndetin afatgjatë dhe zhvillimin emocional të fëmijës. Është e pavërtetë kjo frikë! Dihet tashmë se fëmijët e lindur nga nëna në moshë mbi 40 vjeçe mund të jenë njësoj të shëndetshëm dhe të kenë të njëjtin zhvillim mendor dhe emocional me fëmijët e lindur nga nëna të moshave më të reja.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!