Toksoplazma

Toksoplazma

Toksoplazma është një infeksion i zakonshëm që prek zogjtë dhe kafshët, por edhe njerëzit. Shenjat e toksoplazmozës janë të ngjajshme me ato të gripit (temperaturë, dhimbje dhe djegie fyti dhe muskujsh).

Në shumicën e rasteve, toksoplazma nuk shfaq asnjë simptomë. Toksoplazmoza kongenitale është një komplikacion serioz që ndodh kur një grua infektohet gjatë shtatzanisë duke kaluar infeksionin edhe tek fetusi. Kjo mund të rezultojë në prbleme serioze lidhur me zhvillimin e të porsalindurit (verbim dhe dëmtime të trurit).

Nga se shkaktohet toksoplazmoza?


Toksoplazmoza shkatohet nga një parazit i zakonshëm i quajtur Toksoplazma Gondi (T. Gondi). Ky parazit mund të gjendet në:

  • Mishi jo i gatuar mirë
  • Mishi krudo
  • Vezët e gjalla
  • Sallamet apo pastermat
  • Qumështi jo i pasterizuar mirë
  • Bulmeti jo i proceduar si duhet
  • Fecet e maceve
  • Vendin kur qëndrojnë kafshët shtepiake (kolibe, shportë etj)

Nuk mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu!


Nqs një femër shtatzanë infektohet me toksoplazmë për herë të parë gjatë shtatzanisë, ose deri edhe 3 muaj përpara shtatzanisë, atëherë ekziston një rrezik që infeksioni :

  • Të kalojë dhe të dëmtojë bebin (transmetimi nënë – fetus)
  • Të shkaktojë humbje të shtatzanisë (aborte jo të vullnetshme) ose vdekje fetale in utero.

Graviteti i dëmtimeve që shkakton infeksioni me toksoplazmë varet nga moment kur infeksioni ka ndodhur gjatë shtatzanisë.

Pasojat e toksoplazmozës kongenitale mund të jenë të rënda dhe përfshijnë vdekjen fetale, verbëri, shurdhim dhe retard mental. Në lindje, neonati i infektuar mund të shfaqë rash makulo-papular, hepatosplenomegali, konvulsione ose hidrocefali.

Rreziku për humbjen e shtatzanisë dhe problemet e tjera shëndetsore që shkakton


Nqs ju si femër shtatzanë do të infektoheni në fillim të shtatzanisë, rreziku për humbje shtatzanie është i rritur së tepërmi. Është pak e mundshme që infeksioni të kalojë tek fetusi nqs nëna infektohet gjatë tremujorit I, por nqs fetusi infektohet atëherë mund të pësojë probleme shumë serioze.

Në gjysmën e dyte të shtatzanisë, infeksioni kalon më lehtësisht tek fetusi.

  • Nqs infeksioni ndodh në momentin e koncepsionit, ekzistojnë ≤ 5% shanse që bebi të preket nga infeksioni.
  • Nqs infeksioni ndodh në Tremujorin III, ekzistojnë ≈ 65% shanse që bebi të preket nga infeksioni.

Megjithatë, nqs fetusi infektohet në fund të shtatzanisë, problemet që mund të shkaktojë toksoplazma janë më pak serioze.

Sa e shpeshtë është toksoplazmoza gjatë shtatzanisë?


Rreziku që një femër të infektohet me toksoplazmë gjatë shatzanisë është shumë i vogël. Nuk është protokoll rutinë kryerja e analizave për toksoplazmën. Për këtë arsye femrat shtatzana duhet të kenë njohuri si të parandalojnë infeksionin.

Rekomandimet e mëposhtme mund të reduktojnë rrezikun për infeksion gjatë shtatzanisë:

  • Vishni doreza nqs merreni me pastrimin e luleve dhe lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun kur të mbaroni pastrimin e luleve dhe vazove.
  • Mos hani vezë të gjalla, mish krudo ose jo të gatuar sa duhet.
  • Mos hani pastërma apo produkte mishi (sallame, qofte).
  • Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun kur të prekni mishin e gjallë.
  • Lani me kujdes enët e kuzhinës ku keni vendosur produktet e mishit përpara se ti gatuani.
  • Lani me kujdes frutat dhe perimet përpara se ti gatuani dhe ti konsumoni.
  • Mos pini qumësht jo të pasterizuar apo produkte qumështi jo të pasterizuar,
  • Mbani macet apo kafshët shtëpiake larg vendeve ku ruani /përgatisni ushqimet.
  • Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun kur prekni kafshët shtëpiake.
  • Mos i ushqeni kafshët shtëpiake me mish të pagatuar.
error: Content is protected !!