IVF & Rreziku për kancer

Një pjesë e mirë e pacienteve janë të shqetësuara për ndikimin që mund të ketë stimulimi ovarian në rritjen e rrezikut për kancer.

Të shumta janë studimet që kanë vlerësuar rrezikun për kancer tek femrat që i janë nështruar Fertilizimit In Vitro. Shumë prej këtyre studimeve janë kontradiktorë; disa nuk dalin në përfudimin që ekziston një lidhje, disa të tjerë në përfundimin që nuk ekziston ndonjë ndonjë lidhje ndërkohë që të tjerë studime nuk dalin në ndonjë pëërfudim të qartë në se ka apo jo lidhje mes Fertilizimit In Vitro dhe kancerit.

Ky shqetësim në shumicën e rasteve është i pabazuar dhe përbën thjesht një nga legjendat e shumta që qarkullojnë dhe do të qarkullojnë gjithnjë on line. Le të përmendim faktet:

  • Në disa femra, kemi të bëjmë me një predispozicion të qartë gjenetik, pra aspak lidhje me infertilitetin, stimulimin ovarian, Fertilizimin In Vitro etj
  • Kanceri i vezoreve dhe ai i gjirit takohen më shpesh në femrat që nuk kanë fëmijë. Rreziku është më i lartë tek femrat e martuar me meshkuj infertilë.
  • Sipas shumë studimeve, këto lloje kanceri janë më të shpeshtë edhe tek femrat që janë bërë nëna më vonë në jetë. Femrat që lindin përpara moshës 25 vjeçare kanë më pak rrezik për të zhvilluar kancer ovarian. Çdo 5 vjeçar vonesë në arritjen e shtatzanisë e rrit rrezikun për kancer ovarian me thuajse 10%.
  • Femrat që kanë një menopauzë të hershme (përpara moshës 45 vjeçare) kanë një rrezik më të vogël se ato që hyjnë në menopauzë pas moshës 50 vjeçare. Femrat që përdorin kontraceptivët oralë më shumë se 5 vjet, duket se e kanë të përgjysmuar rrezikun për kancer ovarian.
  • Mbetet e paqartë nëse femrat që janë duke marrë terapi zëvendësuese hormonale (hormone replacement therapy – HRT) kanë ndonjë rrezik të shtuar në këtë drejtim.

Kohët e fundit, një studim danez i publikuar edhe në Human Reproduction ka treguar një rritje 0.26% (pra shumë pak) të rrezikut për kancer ovarian në femrat që i janë nështruar Fertilizimit In Vitro. Pavarësisht se në pamje të parë disi shqetësues, studimi në detaje i rezultateve tregon se nuk kemi të bëjmë me ndonjë rrezik në masë të konsiderueshme:

  • Rritja e rrezikut rrezikut për kancer ovarian lidhet më shumë me llojet border-line të këtyre tumoreve (ata me malinjitet të ulët). Këta tumorë kanë më pak aftësi metastazuese dhe janë më të ndjeshëm ndaj trajtimit.
  • Studimi nuk provon ndonjë lidhje statistikore për rritje të rrezikut për kancer ovarian invaziv në femrat që u janë nënshtruar Fertilizimit In Vitro.
  • Rreziku për kancer ovarian në femrat > 55 vjeç dhe që nuk i janë nështruar Fertilizimit In Vitro është 0.45%, ndërkohë që në femrat > 55 vjeç dhe që u janë nështruar Fertilizimit In Vitro ky rrezik është vetëm 0.71%. pra vetëm 0.26% më shumë!

Nga sa më lart duket qartë se shtatzania ka një efekt mbrojtës tek femrat, ndërkohë që infertiliteti rrit rrezikun për të zhvilluar kancer kancer ovarian. Megjithatë rritja e rrezikut për kancer në femrat infertile nuk mund të shpjegohet vetëm me infertilitetin apo me medikamentet për stimulim të ovulacionit, por edhe me faktorë të tjerë (si për shembull ata gjenetikë).

Nga ana tjetër, në femrat me infertilitet të pashpjegueshëm, lidhja e infertilitetit me kancerin nënvizon rëndësinë e trajtimit të infertilitetit.

Përfundimi:

Pavarësisht frikës që mund të ekzistojë lidhur medikamentet për stimulim të ovulacionit, nuk ka ndonjë provë që të tregojë një lidhje të qartë të përdorimit të medikamenteve për stimulim ovarian dhe rritjes së rrezikut për kancerit.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!