Infertiliteti sekondar

Infertiliteti sekondar përkufizohet si pamundësia e një çifti i cili ka tashmë të paktën një fëmijë, për të arritur një shtatzani re brenda një intervali prej të paktën 12 muajsh.

Aspektet psikologjike të infertilitetit sekondar


Kjo diagnozë mund të krijojë shumë konfuzion dhe ankth. Problemet me infertilitetin sekondar nuk kufizohen vetëm në çrregullimet fiziologjike, ato kanë një ndikim të madh edhe në sferën emocionale. Në rastet me infertilitet sekondar mund të përjetoni ndjesitë e mëposhtme:

  • Mohimi – “Përderisa kam lindur një fëmijë, nuk kam probleme me fertilitetin!” Ky mohim bën që shumë cifte të humbasin kohë duke bërë që shanset e tyre të reduktohen akoma më shumë. Kjo shpjegohet me faktin sepse këta çifte e kanë të vështirë të besojnë se diçka nuk po shkon pasi e kanë tashmë një fëmijë.
  • Zilia – Ekziston një ndjenjë “zilie” që shumë cifte infertile e kanë përballë cifteve që arrijnë të kenë fëmijë pa ndonjëvështirësi të madhe.
  • Keqardhje dhe ndjenjë faji për shkak të pamundësisë për ti dhënë fëmijës së parë një vëlla apo një motër.
  • Ankth – Si ka mundësi që po vonon “fëmija i dytë” kur i pari erdhi shumë shpejt? Konsulta, analiza dhe trajtime të shumta dhe në mjëkë të ndryshëm dhe të gjitha këto pa rezultat, duke rritur në këtë mënyrë barrën financiare. Të gjtha këto e cojnë nivelin e ankthit në maksimum.

Sa i shpeshtë është?


Ekziston mendimi se në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me çifte që kanë infertilitet primar, pra nuk kanë asnjë shtatzani. Megjithatë, çiftet që kanë infertilitet sekondar janë po aq të shpeshta sa edhe ato që kanë infertilitet primar. Mendohet se 10 – 15 % e çifteve që kanë tashmë një fëmijë, hasin vështirësi në arritjen e një shtatzanie të dytë.

Cilat janë shkaqet që çojnë në infertilitet sekondar?


Shkaqet që cojnë në infertilitet sekondar janë po ato që shkaktojnë infertilitet.

  • Në problemet e lidhura me mashkullin, ndër të tjera mund përmendim varikocelën, oligosperminë, konsumin e duhanit dhe alkoholit, sëmundje të ndryshme që ndikojnë në sferën genitale (diabet, kancer etj).
  • Në problemet e lidhura me femrën mund të përmendim defektet e tubave, problemet me ovulacionin, reduktimin e rezervës ovariane, endometriozën, miomat, polipet endometriale, sinekitë etj.

Pavarësisht shkakut fillestar, me kalimin e kohës vështirësia rritet për shkak të ndikimit të madh që ka mosha në rezervën ovariane. Nqs jeni në moshë > 35 vjeçare, fertiliteti juaj si femër fillon e reduktohet me shpejtësi më të madhe.

Mënyrat e trajtimit


Metodat e trajtimit të infertilitetit sekomndar janë pak a shumë të njëjta me ato të infertilitetit primar: stimulim të ovulacionit, Inseminim Intrauterin, Fertilizim In Vitro ose edhe intervente kirurgjikale (në rast se janë të nevojshme). Të gjitha këto diskutohen paraprakisht në konsultën me mjekun specialist, e cila rekomandohet kur shtatzania vonon më shumë se 12 muaj nqs mosha juaj është < 35 vjec, ose kur shtatzania vonon më shumë se 6 muaj nqs mosha juaj është > 35 vjec.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!