Prolapsi genital

Prolapsi genital

Çfarë është prolapsi?

Prolapsi genital (ose prolapsi i organeve pelvike) është një gjendje shumë shqetësuese për femrat pasi ndikon direkt në cilësinë e jetës. Normalisht, organet pelvike; fshikëza e urinës, mitra (uterusi) dhe rektumi mbahen në pozicion normal përmes një grupi muskujsh dhe ligamentesh të quajtura të gjitha së bashku diafragma pelvike. Kur këto muskuj dhe ligament dobësohen, sic ndodh me kalimin e viteve, organet e mësipërme mund të rrëshkasin dhe të prolabojnë përmes vaginës.

Çfarë shkakton prolapsi?

Përveç diskomfortit dhe ndjesisë e diçkaje që prolabon përmes vaginës, femrat mund të përjetojnë edhe ndjenjë presioni në fund të barkut, probleme urinare, konstipacion dhe dhimbje gjatë seksit.

Cilat janë llojet e prolapsit genital?

Në varësi të organit që “rrëshket” kemi disa lloje prolapsesh:

  • Cistocela – është prolapsi i fshikëzës së urinës në vaginë duke krijuar një “fryrje” në murin anterior të vaginës. Është lloji më i shpështë i prolapsit genital.
  • Rektocela – është prolapsi i rektumit në vaginë duke krijuar një “fryrje” në murin posterior të vaginës.
  • Prolapsi uterin – është prolapsi i mitrës; situatë kjo e cila nënkupton “rrëshkitjen” e mitrës në vaginë.

Në shumë raste, mund të kemi prolapse të disa organeve njëkohësisht.

Gradat e prolapsi uterin

Pse ndodh prolapsi genital?

Shumica e femrave që kanë prolaps kanë kryer disa lindje vaginale. Në një pjesë të femrave që lindin në rrugë natyrale, kalimi i bebit nëpër kanalin e lindjes bën që diafragma pelvike të dobësohet.

Ky dobësim, i kombinuar edhe me faktorë të tjerë si mbipesha apo sëmundje të mushkërive (të cilat shoqërohen me kollë e për pasojë me rritje të presionit abdominal) dhe dobësimi i ligamenteve me kalimin e viteve, bën që të shfaqet prolapsi genital.

Si trajtohet prolapsi?

Format minore mund të trajtohen përmes ushtrimeve Kegel ose vendosjes së pezarit. Pezari është unazë silikoni që vendoset në brendësi të vaginës dhe ka për qëllim suportin e mitrës.

Format e avancuara trajtohen me anë të kirurgjisë. Këtu mund të përmendim kolpoperineorafinë, vendosjen e meshave të ndryshme (TVT, TOT) deri edhe histerektominë vaginale.

Në rastin e prolapsit uterin, mitra e ka humbur cilësimin si organ pelvik (pasi prolabon përmes vaginës) dhe në shumicën e rasteve histerektomia (heqja e saj) është zgjedhja e duhur. Ruajtja e saj rekomandohet vetëm nqs pacientja është në moshë ende të re dhe dëshiron dëmijë. Në rastin e moshës së avancuar atëherë histerektomia është zgjedhja e duhur.

error: Content is protected !!