Displazia Cervikale

Displazia Cervikale

Çfarĕ ĕshtĕ displazia cervikale?


Displazia cervikale ose e qafĕs sĕ mitrĕs ĕshtĕ prania e ndryshimeve jo normale, prekanceroze nĕ qelizat dhe indin pĕrreth tyre nĕ qafĕn e mitrĕs. Qafa e mitrĕs ĕshtĕ pjesa e mitrĕs qĕ vjen nĕ kontakt me vaginĕn. Prania e displazisĕ cervikale nuk do tĕ thotĕ qĕ ju keni kancer tĕ qafĕs sĕ mitrĕs. Por, kĕto qeliza me kalimin e viteve mund tĕ shndĕrohen nĕ kanceroze nqs nuk trajtohen.

A ka ndonjĕ shenjĕ displazia cervikale?

Femrat e displazi cervikale zakonisht nuk ankojnĕ pĕr ndonjĕ shqetĕsim. Ĕshtĕ kjo arsyeja se pĕrse ĕshtĕ e rĕndĕsishme kryerja rutinĕ e Pap Test-it, me qĕllim diagnostikimin sa mĕ herĕt tĕ ndryshimeve qelizore dhe kancerit cervikal.

Nga se shkaktohet displazia cervikale?

Qelizat e qafĕs sĕ mitrĕs mund tĕ ndryshojnĕ natyrĕ me kalimin e viteve. Ĕshtĕ kjo arsyeja se pĕrse femrat mund tĕ kenĕ displazi cervikale nĕ cdo moshĕ.

Human Papiloma Virus (HPV) ĕshtĕ shkaktari primar i displazisĕ cervikale. Ka mĕ tepĕr se 200 lloje HPV dhe rreth 40 prej tyre mund tĕ prekin organet genitale. Ky virus pĕrhapet pĕrmes kontaktit seksual. Shumica e viruse HPV janĕ low risc dmth kanĕ rrezik tĕ ulĕt pĕr tĕ shkaktuar kancer cervikal. Rreth 12 lloje HPV mund tĕ jenĕ high risc, pra tĕ kenĕ rrezik tĕ lartĕ pĕr tĕ shkaktuar kancer cervical. HPV tipi 16 dhe 18 janĕ pĕrgjegjĕse pĕr rreth 70% tĕ rasteve me kancer cervikal.

Ka disa faktorĕ qĕ rrisin rrezikun pĕr tu ekspozuar ndaj infeksionit me HPV; kĕtu pĕrmendim:

  • Fillimin e jetĕs seksuale pĕrpara moshĕs 18 vjeçare
  • Tĕ paturit e shumĕ partnerĕve seksualĕ
  • Mos pĕrdorimi i prezervativit
  • Konsumi i duhanit
  • Sĕmundjet qĕ dobĕsojnĕ sistemin imunitar.

Si diagnostikohet displazia cervikale?

Displazia cervikale depistohet pĕrmes Pap Test-it dhe diagnostikohet pĕrmes biopsisĕ sĕ qafĕs sĕ mitrĕs. Kĕto ndryshime jo normale mund tĕ jenĕ tĕ moderuara, mesatare ose edhe tĕ rĕnda. Prania e displazisĕ cervikale nuk do tĕ thotĕ qĕ ju keni kancer tĕ qafĕs sĕ mitrĕs. Por, kĕto qeliza me kalimin e viteve mund tĕ shndĕrohen nĕ kanceroze nqs nuk trajtohen.

Displazia cervikale e kapur nĕ Pap-Test quhet SIL (squamous intraepithelial lesion (SIL). Nĕ varĕsi tĕ gravitetit SIL mund tĕ klasifikohet nĕ:

  • Low-grade SIL (L-SIL) à Lezione intraepiteliale me rrezik tĕ ulĕt, tĕ cilat tregojnĕ ndryshime tĕ shkallĕs sĕ lehtĕ.
  • High-grade SIL (H-SIL) à Lezione intraepiteliale me rrezik tĕ lartĕ, tĕ cilat tregojnĕ ndryshime tĕ shkallĕs sĕ mesme ose tĕ lartĕ.
  • Qeliza atipike glandulare (AGC) ose qeliza atipike skuamoze (ASC).

Nĕ rast se kemi tĕ tilla rezultate atĕherĕ mund tĕ kalohet nĕ ekzaminime dhe procedura tĕ tjera shtesĕ pĕrmes tĕ cilave mund tĕ merret material pĕr biopsI: kolposkopia ose LEEP.

Displazia cervikale e kapur nĕ biopsinĕ cervikale quhet cervical intraepithelial neoplasia (CIN). Nĕ varĕsi tĕ gravitetit ajo mund tĕ jetĕ:

  • CIN I (displazi e lehtĕ)
  • CIN II (displazi e moderuar)
  • CIN III (displazi e rĕndĕ deri nĕ carcinoma in situ)

HPV testi mund tĕ bĕhet gjithashtu pĕr tĕ evidentuar praninĕ e infeksionit me HPV.

A mund tĕ parandalohet displazia cervikale?

Mĕnyra mĕ e mirĕ pĕr ta parandaluar displazinĕ cervikale ĕshtĕ vaksina e HPV, e cila ul rrezikun pĕr kancer cervikal dhe displazi cervikale.

Si trajtohet displazia cervikale?

Trajtimi i displazisĕ cervikale varet nga grada e ndryshimeve qelizore dhe nga historia mjeksore personale. Shumĕ raste me displazi tĕ lehtĕ do tĕ regredojnĕ spontanisht dhe pa mjekim. Displazia e moderuar dhe ajo e rĕndĕ patjetĕr qĕ duan trajtim tĕ menjĕhershĕm. Nĕ metodat e trajtimit pĕrmendim:

  • Krioterapia – teknikĕ kjo qĕ bĕn shkatĕrrimin e zonave tĕ dyshimta pĕrmes aplikimit tĕ azotit tĕ lĕngĕt.
  • Kauterizimi – teknikĕ kjo qĕ bĕn djegien e zonave tĕ dyshimta pĕrmes njĕ minielekrode.
  • LEEP (loop electrosurgical excision procedure) – teknikĕ kjo e cila bĕn tĕ mundur heqjen e qelizave jo normale pĕrmes njĕ anse diatermike.
  • Konizimi – teknikĕ kjo e cila bĕn tĕ mundur heqjen e njĕ pjese si kon tĕ qafĕs sĕ mitrĕs me qĕllim largimin e zonave problematike.
  • Histerektomia – Pĕrdoret shumĕ rallĕ si trajtim pĕr rastet me displazi tĕ rĕndĕ cervikale.

Pĕr tu mbajtur mend:

  • Prania e displazisĕ cervikale nuk do tĕ thotĕ qĕ ju keni kancer tĕ qafĕs sĕ mitrĕs. Por, kĕto qeliza me kalimin e viteve mund tĕ shndĕrohen nĕ kanceroze nqs nuk trajtohen.
  • Mĕnyra mĕ e mirĕ pĕr ta parandaluar displazinĕ cervikale ĕshtĕ vaksina e HPV, e cila ul rrezikun pĕr kancer cervikal dhe displazi cervikale.
  • Kryerja e Pap-Test-it ĕshtĕ njĕ domosdoshmĕri dhe ĕshtĕ vĕrtetuar tĕ jetĕ shumĕ efikase nĕ parandalimin dhe diagnostikimin e hershĕm tĕ kancerit tĕ qafĕs sĕ mitrĕs.
error: Content is protected !!