Cilat janĕ llojet e IVF?

Sic e dimĕ, Fertilizimi In Vitro ĕshtĕ njĕ metodĕ e riprodhimit artificial qĕ bĕn tĕ mundur fertilizimin e vezĕs me spermatozoidin nĕ kushte laboratorike, pra jashtĕ trupit tĕ femrĕs. Ekzistojnĕ disa lloje Fertilizimi In Vitro, kjo nĕ varĕsi tĕ karakteristikave dhe nevojave tĕ secilit cift.

IVF homolog – Bĕhet fjalĕ pĕr ciftet ku pĕr fertilizim pĕrdoren vezĕt e pacientes dhe spermatozoidet e partnerit tĕ saj. Ky lloj IVF ĕshtĕ varianti mĕ i shpeshtĕ.

IVF heterolog – nĕ kĕtĕ lloj IVF nĕ tĕ cilĕn veza dhe / ose spermatozoidet janĕ tĕ dhuruara nga njĕ pĕrson tjetĕr jashtĕ ciftit. Kĕtu pĕrfshihen disa nĕngrupe:

  • IVF me Oocyte Donation por me spermĕn e partnerit tĕ pacientes (pĕr femrat qĕ nuk kanĕ vezĕ ose qĕ vezĕt e tyre janĕ me cilĕsi tĕ reduktuar).
  • IVF me Vezĕt e pacientes por me Sperm Donation (kur partneri nuk ka spermĕ as nĕ ejakulat dhe as pas teknikave kirurgjikale tĕ ekstraksionit tĕ spermĕs).
  • IVF me Oocyte Donation dhe Sperm Donation – pĕr rastet kur edhe pacientja nuk ka vezĕ dhe as partneri i saj nuk ka spermĕ.
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!