SinekiaAderencat intrauterine, Sindroma Asherman

Sinekia

Çfarë është sinekia?


Sinekia është term që përdoret në rast të pranisë së aderencave në brendësi të kavitetit të mitrës. Këto aderenca janë janë të përbëra nga ind lidhor. Ato mund të shkaktojnë infertilitet pasi dëmtojnë endometriumin, shtresën që vesh brendësinë e kavitetit të mitrës.

Mitra formohet nga 3 shtresa: shtresa e jashtme (seroza), shtresa e ndërmjetme (miometrum) dhe shtresa e brendshme që quhet endometër. Shtresa e brendshme është ajo që prodhon menstruacionet dhe në të cilën implantohet dhe rritet embrioni.

Aderencat (sinekitë) e kavitetit mund të formohen nga trauma (kyretazh uterin, lindje me op. Cezarian, miomektomi etj) dhe / ose infeksione të ndryshme (endometrit. tuberkuloz)

Çfarë shenjash japin sinekitë?

Sinekitë kur janë modeste nuk shkaktojnë ndonjë simptomë tek femra. Në rastet më të avancuara atom und të shkaktojnë një reduktim të fluksit menstrual ose edhe ndërprerje të tij. Në këto raste kemi të bëjmë me sindromën Asherman, dhe kemi shoqërim gjithashtu edhe me dhimbje pelvike periodike menstruale në mungesë të hemorragjisë menstruale.

Sinekitë mund të shkaktojnë infertilitet dhe / ose humbje të përsëritura të shtatzanisë.

Si diagnostikohet:

Sinekia mund të diagnostikohet përmes HSG, sonohisterografisë ose histeroskopisë.

Si trajtohet:

Sinekia korrigjohet gjatë histeroskopisë. Duhet theksuar se në disa raste mund të kemi ripërsëritje të sinekisë edhe pas histeroskopisë.

error: Content is protected !!