OPUOocyte Pick-Up (Aspirimi i Ovociteve)

OPU

Aspirimi i ovociteve (Egg Colection, Oocyte Pick Up, Oocyte Retrieval) është mbase momenti më i rëndësishëm në Fertilizim In Vitro. Nën drejtimin e ekografisë, një age kalon përmes vaginës duke u futur në ovar (vezore) dhe aspiruar folikujt njeri pas tjetrit. Vezët e gjendura në likidin folikular më pas fertilizohen në laborator me spermatozoidet.

Me qëllim që të kemi një numër të mjaftueshëm vezësh për procesin e Fertilizimit In Vitro femra duhet të stimulohet me medikamente (tableta dhe / ose injeksione) në mënyrë që të rriten shumë folikuj në ovare. Folikujt janë “dhomëzat” në të cilat ndodhen ovocitet (vezët). Folikujt janë hapësira të mbushura me likid folikular. Cdo folikul mund të shihet dhe të matet në diametër përmes ekografisë transvaginale. Ovociti (veza) është e atashuar në murin e brendshëm të folikulit.

Dimensionet e folikujve


Kur folikujt arrijnë pjekurinë (përcaktuar kjo nga dimensionet folikulare dhe nga analizat hormonale), atëherë programohet edhe procedura e aspirimit të ovociteve. Zakonisht kur folikujt arrijnë > 18 mm në diametër ato konsiderohen maturë.

Anestezia e përdorur gjatë aspirimit të ovociteve


Gjatë aspirimit të ovociteve pacientes i administrohen në venë medikamente anestetike dhe për këtë arsye pacientja nuk do të ndjejë aspak dhimbje. Në shumicën e rasteve anestezia është me sedacion (duke e venë pacienten në gjumë); rrallë herë ajo mund të jetë locale (pa patur nevojë për vënien e pacientes në gjumë).

Procedura e aspirimit të ovciteve


Nën drejtimin e ekografisë, një age kalon përmes vaginës duke u futur në ovar (vezore) dhe aspiruar folikujt njeri pas tjetrit. Forca e aspirimit bën që veza të shkeputet nga muret e folikulit dhe përmes ages dhe të përfundojë në epruveta. Në funksion të numrit të folikujve të zhvilluar, procedura mund të zgjasë nga 10 në 30 minuta.

Likidi i epruvetave kalohet në laboratorin e embriologjisë ku vezët pasi identifikohen, vendosen në pjata speciale me mediume specifike.

Pas aspirimit të ovociteve …


Kur të gjithë folikuj janë aspiruar, pacientja zgjohet dhe monitorizohet në dhomën e zgjimit për 1-2 orë. Pas kësaj ajo mund të largohet nga spitali. Atë ditë ajo mund të përjetojë një diskonfort abdominal apo edhe dhimbje të moderuara në formë krampesh për të cilat mund të përdorë edhe paracetamol.

Sa vezë aspirohen?


Zakonisht arrihet të aspirohen 8 – 15 vezë. Ne disa raste me shume ose edhe me pak. Mosha e femrës dhe rezerva e vezeve ka një ndikim të madh mbi numrin e vezëve që mund të rriten dhe maturohen.

Çfarë ndodh në laborator pas aspirimit të ovociteve?


Bashkimi i vezëve me spermatozoidet zakonisht kryhet afro 4 orë pas procedurës së marrjes së vezëve. Ky bashkim mund të kryhet ose përmes procedurës klasike të Fertilizimit In Vitro ose përmes mikroinjeksionit (ICSI – Intracytoplasmatic sperm injection). 24 orë më pas embriologu është një gjendje të shikojë se sa nga vezët janë fertilizuar. Embrionet ruhen në kultura speciale për 2 – 5 ditë përpara se të transferohen në mitër.

error: Content is protected !!