Azoospermia

Azoospermia

Çfarë është azoospermia?


Azoospermia është mungesa e spermatozoideve në ejakulat. Konsiderohet si shkalla me e rëndë e infertilitetit mashkullor.

Sa e shpeshtë është azoospermia?


Një në 100 meshkuj është azoospermik.

Cilat janë shkaqet e azoospermisë?


  1. Infeksionet:
    • Infeksione me parotis në fëmijëri. Në një pjesë të rasteve me parotis kemi edhe prekje të testikujve duke bërë që funksioni i tyre të dëmtohet.
    • Infeksione të ndryshme në moshë të rritur (epididimitis, uretriti) mund të shkatojnë bllokime të duktuseve të ndryshëm (kanaleve) ose edhe shkatërrim të tyre.
  2. Kriptorkidizmi ose ndryshe moszbritja e testikujve. Në lindje, meshkujt duhet ti kenë testikujt të zbritur në skrotum. Në një pjesë të rasteve, kjo zbritje nuk ndodh para lindjes duke bërë që testikujt të gjenden në brendësi të trupit. Kriptorkidizmi takohet në 3% të lindjeve në term dhe në 30% të lindjeve premature. Në shumicën e rasteve me kriptorkidizëm zbritja e testikujve ndodh spontanisht brenda vitit të parë të jetës. Duke qenë se spermatogjenea kërkon temperaturë më të vogël se ajo e trupit, nqs kriptorkidizmi nuk korrigjohet, funksioni kryesor i testikujve (prodhimi i spermatozoideve) dëmtohet rëndë.
  3. Vazektomia (teknika që bën mbylljen e vas deferens (kanaleve që bëjnë nxjerrjen e spërmës së prodhuar nga testikujt). Teknikë kjo që mund të përdoret si metodë kontracepsioni për meshkujt.
  4. Përdorimi i steroideve (hormoneve). Administrimi në mënyrë abusive i steroideve mund të shkaktojë azoospermi. Marrja e medikamenteve steroideve con sinjale në tru që japin informacionin se trupi po prodhon shumë testosteron; kështu që në mënyrë automatike ndalohet prodhimi i testosteronit. Ndalimi i prodhimit të testosteronit shkakton azoospermi.
  5. Hiperprolaktinemia. Nivelet e larta të prolaktinës frenojnë spermatogjenezën.
  6. Trajtimi i kancerit (trajtimi kirurgjikal, kimioterapia, radioterapia). Të gjitha këto kanë një impakt shkatërrimtar mbi funksioni riprodhues.
  7. Hiperplazia kongenitale e gjendrës mbiveshkore.
  8. Varikocela. Është një sëmundje që shkakton zgjerim dhe përdredhje të venave testikulare. Këto zgjerime shkatojnë rritje të temperaturës lokale dhe për rjedhojë edhe dëmtim të speramtogjenezës. Vetëm gradat e avancuara mund të përfitojnë nga trajtimi kirurgjikal. Gradat fillestare nuk përfitojnë nga ky trajtim kirurgjikal.
  9. Diabeti.
  10. Traumat në skrotum. Traumat e ndryshme, sado minimale në dukje, mund të jenë shumë të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë dëmtim të furnizimit me gjak në testikuj ose edhe dëmtim të duktuseve të ndryshëm (kanaleve).
  11. Defekte gjenetike apo kromozomiale: (sindroma Klinefelter. Y Chromosome microdeletions, Cystic Fibrosis).
  12. Autoimuniteti ndaj spermatozoideve – një sëmundje gjatë së cilës sitemi imunitar drejtohet kundrejt spermatozoideve.
  13. Toksinat (lëndët toksike) e ndryshme. Puna apo jetesa në ambiente toksike mund të rezultojë shkatëruese për spermatogjenezën.
  14. Banjat me ujë të nxehtë. Një zakon i tillë, mund të rezultojë në dëmtim të rëndë të spermatogjenezës.
  15. Hipogonadizmi hipogonadotropik. Është një term që përfaqëson deficitin hormonal (mungesë të gonadotropinave dhe testosteronit) dhe hipogonadizëm (penis dhe testikuj me dimensione të reduktuara). Kjo gjendje takohet në rastet e mëposhtme:
  16. Sindroma SCO (Sertoli Cell Only syndrome). Në maturimin e spermatozoideve kanë rëndësi 2 qeliza: qelizat Sertoli dhe Qelizat Leydig. Qelizat Sertoli kanë për detyrë sigurimin e lënës ushqimore për spermatozoidet, bdërkohë që qelizat Leydig sigurojnë testosterone për spermatozoidet. Në SCO qelizat Leydig ose mungojnë ose janë anormale.

Si mjekohet azoospermia?


Menaxhimi dhe trajtimi i rasteve me Azoospermi varet nga shkaku i saj. Trajtimet mund të ndahen në:

Trajtim medikamentoz – në rastet kur kemi deficite hormonale dhe kur problemet nuk kanë kohëzgjatje të madhe.

Trajtim kirurgjikal – ku futet kirurgjia rekonstruktive dhe teknikat kirurgjikale të ekstraksionit të spermës:

  1. Kirurgjia rekonstruktive rekonstruktive rezervohet tek meshkujt të cilët në të kaluarën kanë kryer vazektomi. Kjo lloj kirurgjie jo gjithnjë rezulton me sukses dhe për më tepër praktikohet vetëm në pak qendra të specializuara nëpër botë.
  2. Ekstraksioni kirurgjikal i spermes nga testikujt është hapi i fundit që mund të bëjë të mundur gjetjen e spermatozoideve nga testikujt. Për fat të keq, jo gjithnjë rezulton me sukses në gjetjen e spermatozoideve, por është një opsion që pacienti azoospermik duhet ta marrë parasysh përpara se të kalojë në sperm donation apo adoptim. Teknikat kirurgjikale të ekstraksionit të spermës janë si më poshtë:
    • Ekstraksioni testikular i spermës (TESE – Testicular sperm extraction)
    • Ekstraksioni testikular i spermës me mikrodiseksion (Micro TESE– Microdissection Testicular Sperm Extraction)
    • Aspirimi perkutan testikular i spermës me age fine (TEFNA – Percutaneous TEsticular Fine Needle Aspiration ose TESA – Testicular Sperm Aspiration)
    • Aspirimi perkutan i spermës epididimale (PESA – Percutaneous Epididymal Sperm Aspiration)
    • Biopsia testikulare perkutane (Percutaneous testicular needle biopsy)
    • Aspirimi mikrokirurgjikal epididimal i spermës (MESA – Microsurgical Epididymal Sperm Aspiration)

Shume kohë më parë, meshkujt me azoospermi nuk kishin mundësi për të plotësuar dëshirën e tyre për të qenë prindër biologjikë. Në erën e Fertilizimit In Vitro dhe sidomos pas perfeksionimit të tij me anën e ICSI-it (Intracitoplasmatic sperm injection) prokreimi për ta u shndërrua në realitet. ICSI bën të mundur që spermatozoide në numër ose me kapacitet të reduktuar të fertilizojnë ovocitet dhe të krijojnë embrione.