Çdo gjë varet nga vezët …

Çdo gjë varet nga vezët …

Probabiliteti i implantimit të embrionit varet më së shumti nga cilësia e vezës!


Koncepti i cilësisë së vezës ka lindur pas konstatimit të faktit që probabiliteti i një embrioni për tu implantuar lidhet ngushtë me moshën e femrës e cila e ofron këtë vezë dhe nga rezerva e saj ovariane. Nga kjo kuptohet qartë që cilësia e vezës është sinonim me probabilitetin e embrionit për tu implantuar.

Cilësia e vezëve nuk mund të përcaktohet ne menyre te mjaftueshme duke e vëzhguar atë në mikroskop, duke parë fertilizimin e saj nga spermatozoidi apo duke observuar ndarjen fillestare të embrionit. Thjesht sepse embrioni duket shumë i mirë në laborator, kjo nuk do të thotë se ai do të mund të implantohet.

Disa nga shkaqet e mungesës së implantimit gjatë Fertilizimit In Vitro janë: Rezerva e reduktuar ovariane, mosha materne e avancuar dhe reduktimi i cilësisë së vezëve.

Rezerva e reduktuar ovariane (folikulare).


Është parë që femrat me nivele të larta të FSH ose nivele të ulëta të AMH (tipike këto për rezervë të reduktuar ovariane) kanë një cilësi shumë të reduktuar të vezëve dhe rrallë herë arrijnë shtatzaninë në Fekondim In Vitro duke përdorur vezët e tyre (megjithatë, ato arrijnë shtatzaninë me vezë të dhuruara). Vezët e femrave me AMH të ulët (ose FSH të lartë) mund të duken normale në mikroskop, mund të fertilizohen normalisht dhe mund të pasohen nga një zhvillim fillestar normal i embrionit. Megjithatë këta embrione, rralë herë kalojnë përtej stadit të 8 qelizave (përtej ditës së tretë); pra zakonisht nuk arrijnë stadin e blastokistit … dhe për rjedhojë thuajse asnjëherë nuk implantohen.

Mosha e avancuar materne


Edhe nqs nivelet e AMH dhe FSH janë normale, mosha e femrës luan një rol madhor në cilësinë e vezëve. Ashtu si edhe në femrat me nivele të ulëta të AMH (ose të larta të FSH), vezët e përftuara nga femrat në moshë mbi 40 vjec duken normale në mikroskop, fertilizohen normalisht dhe mund të pasohen nga një zhvillim fillestar normal i embrionit. Sërish embrionet në shumicën e rasteve nuk implantohen.

Cilësia e reduktuar e vezëve


Cdo vezë ka disa “bateri” që e furnizojnë me energji. Këto bateri janë disa roganela të quajtura mitokondrie. Me rritjen e moshës tonë, aftësia prodhuese e energjisë nga miokondriet fillon të bjërë. Veza është e lidhur me organizmin përpara se të ovulojë dhe lidhet sërish me të pas implantimit të embrionit. Por në intervalin 7 ditor  nga ovulacioni në implantim, veza dhe më pas embrioni do të varen nga energjia që prodhojnë mitokondriet që ndodheshin në vezë në momentin e ovulacionit (nuk ka shtim të mitokondrieve nga ovulacioni deri në implantim). Veza “e vjetër” duket normale në momentin e ovulacionit; fertilizimi i saj ndodh normalisht dhe zhvillimi i embrionit që rjedh nga ajo duket normal në fillimet e tij. Kjo sepse rezervat enrgjitike janë ende të mjaftueshme. Megjithatë, bateritë mbarojnë më shpejt dhe embrioni ndalon ndarjen (zhvillimin). Kuptohet që nuk do të kemi implantim pasi embrioni ka ndaluar ndarjen (zhvillimin) përpara se të arrijnë stadin e impantimit.

Ne e kemi të pamuundur rritjen e rezervave energjitike të vezës përpara ovulacionit.

Kur cilësia e vezës është e reduktuar, e vetmja alernativë reale dhe me përfitim për pacienten është përdorimi i vezëve të dhuruara.

error: Content is protected !!