CMVCitomegalovirus

CMV

Çfarë është Cytomegalovirus (CMV)?


Është një infeksion që mund të prekë fetusin nqs nëna është e infektuar. Infeksioni me CMV tek fetusi in utero mund të shkaktojë pas lindjes humbje të dëgjimit, humbje të shikimit, mikrocefali, pneumoni, ikter, hepatosplenomegali, prapambetje të zhvillimit mendor dhe vdekje (shumë rrallë).

Cilat janë shenjat që shfaqen tek shtatzana kur ajo infektohet me CMV?


Këto shenja nuk janë aspak specifike. Këtu përmendim temperaturë të lehtë, këputje, zmadhim të limfonodujve dhimbje të artikulacioneve (pra një gjendje të ngjajshme me atë të gripit). Në disa raste nuk kemi asnjë shenjë gjatë infeksionit.

A duhet të shqetësohemi?


Nqs kemi të bëjmë me një riaktivizim të infeksionit gjatë shtatzanisë (pra që ka qenë që përpara shtatzanisë) atëherë ka shumë pak vend për shqetësim. Rreziku që një infeksion rekurent të kalojë tek fetusi është jashtëzakonisht shumë i vogël.

  • Nqs infeksioni me CMV merret për herë të parë gjatë shtatzanisë, atëherë rreziqet janë disi më të larta.
  • Por sërish shanset janë në favor të shtatzanës dhe të fetusit në rast se infeksioni është marrë gjatë shtatzanisë.
    • Rreth 80% e fetuseve të lindur të infektuar me me CMV nuk do të kenë asnjë shqetësim në jetë.
    • Shumica e infeksioneve të fetusit ndodh gjatë fundit të shtatzanisë atëherë kur CMV ka më pak shanse të shkatojë dëmtime.
    • Nqs infeksioni me CMV merret gjatë tremujorit I, shanset e kalimit tek bebi janë më të mëdha (diku tek 70-80%). Megjithatë rreziku për dëmtime tek bebi është shumë më i vogël.
    • Nqs infeksioni me CMV merret gjatë tremujorit II, shanset e kalimit tek bebi janë diku tek 40%.

Si mund të parandalohet infeksioni me CMV?


CMV Përhapet pas kontaktit me fluidet e trupit (spërkla, pështymë, urinë etj) të një individi të infektuar. Kjo ndodh më shpesh në ambiente si cerdhe, kopështe apo ku ka dëmijë të vegjël. Mbajtja e një higjene sa më korrekte nga shtatzanat është mënyra më e mirë për ta parandaluar infeksionin me CMV. Ato duhet të lajnë gjithnjë duart pasi vijnë në kontakt me fëmijë të vegjël.

Çfarë duhet të bëjmë nqs kemi infeksion gjatë shtatzanisë?


Pas kryerjes së analizave të gjakut (IgM CMV, IgG CMV dhe aviditet) të cilat vërtetojne praninë e infeksioni, do të kërkohet një ekografi e detajuar për të parë ndonjë efekt të CMV tek fetusi ose tek placenta. Mund të rekomandohet edhe amniocenteza për të para nqs fetusi është infektuar apo jo me CMV. Megjithatë as amniocenteza nuk do të na thotë nqs fetusi I infektuar do të pësojë dëmtime nga CMV apo jo.

A ka mjekim për CMV?


Për momentin nuk ka asnjë mjekim për CMV. Në disa raste mund të përdoret trajtimi me hiperimune globulinë.  Po punohet në drejtim të një vaksine

error: Content is protected !!