Depozitimi i spermësRoli i partnerit në ditën e fertilizimit

Depozitimi i spermës

Dita e aspirimit të ovociteve nga partnerja është edhe dita partneri duhet të depozitojë spermën. Në mënyrë që të arrihet në një “material” me cilësi optimale për proçesin e fertilizimit, është me rendësi ndjekja e disa rregullave të caktuara.

  1. Abstinencë nga kontakti seksual për të paktën 2 ditë por jo më shumë se 5 ditë përpara ditës në fjalë.
  2. Sperma duhet të depozitohet në një gotë sterile që do të vihet në dispozicionin nga klinika.
  3. Rekomandimi më i mirë është që materiali të depozitohet direkt në klinikë. Për këtë arsye çdo klinikë moderne fertiliteti ka edhe një ambient privat special për këtë qëllim.
  4. Higjena intime duhet të respektohet në maksimum!
  5. Metoda e përdorur më shpesh është ajo e masturbimit, dhe më rrallë ajo e kontaktit seksual për shkak se partnerja ende mund të ketë disnkonfort pas proçedurës së aspirimit të aspirimit të vezëve.
  6. Në rast të kontaktit seksual, nuk duhet të përdoren lubrifikantë apo deodorantë!
  7. Duhet të njoftohet ekipi mjeksor në rast se jeni duke përdoru ndonjë medicament.
  8. Për meshkujt që kanë oligospermi është mirë që të jepet një sample (mostër) që disa ditë përpara ditës së aspirimit të ovociteve. Kjo mostër e ruajtur në ngrirje, do të ishte një faktor sigurie, në qoftë se ditën e aspirimit të vezëve mashkulli nuk do të të kishte spermatozoidë në ejakulacion. Kuptohet që mostra në ngrirje nuk do të përdoret nqs në ditën e aspirimit të ovociteve mashkulli do të ketë mjaftueshëm spermatozoide në ejakulat.
  9. Është mirë që në 3 muajt përpara proçedurës, të mos konsumohet duhan apo alkool.

Sperma e depozituar do të përpunohet dhe ekzaminohet në laborator nga ekipi i embriologëve. Qëllimi është te identifikohen spermatozoidet më të shëndetshme me qëllim rritjen e shanseve për fertilizim të vezëve. Zbatimi i rregullave të mësipërme e lehtëson punën e embriologëvet dhe kjo është në interesin tuaj.

error: Content is protected !!