Duhani & (In)Fertiliteti femĕror

Konsumi i duhanit nĕ mĕnyrĕ aktive, por edhe nĕ mĕnyrĕ pasive ka njĕ efekt negativ nĕ fertilitetin e femrĕs. Konsumi i duhanit shoqĕrohet me mĕ tepĕr shanse pĕr humbje tĕ shtatzanisĕ, shtatzani ektopike (jashtĕ mitre), infertilitet dhe menopauzĕ tĕ parakohshme. Sipas njĕ studimi tĕ botuar nĕ revistĕn Fertility & Sterility nĕ vitin 2000, tek femrat qĕ konsumojnĕ duhan nĕ mĕnyrĕ aktive, infertiliteti takohet 54% mĕ shpesh se sa tek femrat qĕ nuk konsumojnĕ duhan.

Femrat lindin me njĕ rezervĕ tĕ caktuar vezĕsh e cila me kalimin e viteve reduktohet nĕ mĕnyrĕ graduale deri sa femra hyn nĕ menopauzĕ. Rezerva ovariane (vezĕt ose ovociitet) janĕ shumĕ tĕ ndjeshme ndaj ekspozimit nĕ mĕnyrĕ tĕ vazhdueshme ndaj substancave toksike. Tymi i duhanit pĕrmban substance tĕ ndryshme toksike tĕ cilat ndikojnĕ negativisht fertilitetin e femrĕs nĕ disa nivele. Njĕ vezĕ e cila mund tĕ “dĕmtohet” nga kĕto substance toksike por qĕ arrin tĕ fertilizohet, bĕn qĕ tĕ rritet mundĕsia pĕr abort spontan. Nga ana tjetĕr, kĕto substance janĕ pĕrgjegjĕse edhe pĕr reduktimin mĕ tĕ shpejtĕ tĕ rezervĕs ovariane duke vĕshtirĕsuar arritjen e shtatzanisĕ pas moshĕs 35 vjeçare dhe pĕrshpejtuar hyrjen nĕ menopauzĕ.

error: Content is protected !!