Ekzaminime

Ekzaminime

Konsulta

Vizita gjinekologjike

Konsulta me mjekun gjinekolog përbëhet nga 3 komponentë shumë të rëndësishëm: Diskutimi i ankesave dhe historisë mjeksore personale, ekzaminimi gjinekologjik dhe ekografia transvagiale. Shpeshtësia e konsultave gjinekologjike është e ndryshme. Në mënyrë rutinë, një femër rekomandohet të kryejë konsulta gjinekologjike cdo 12 muaj. Në rast të sëmundjeve të ndryshme gjinekologjike, ky kontroll mund të jetë më i shpeshtë.

Ekografia

Ekografia (shkurt eko) përdor një sondë e cila përcon ultratinguj, valë zanore me frekuecë shumë më të lartë nga ajo që kap veshi i njeriut. Valët zanore kalojnë përmes lëkurës në brendësi të trupit dhe rikthehen sërish në sondë, dhe përmes fibrave optike kompjuteri në aparatin e ekografisë i shndërron këto valë dhe impulse në imazhe ekografike.

Pap Test

Testi Papanikolau

Pap Test-i është testi që kontrollon për ndryshimet në qelizat e qafës së uterusit. Qafa e uterusit (cerviksi) është pjesa fundore e uterusit dhe vazhdon me vaginën. Pap testi mund të tregojë nëse ka një infeksion, qeliza jo normale të qafës së mitrës ose kancer të saj.

Kolposkopia

Rëndësia e kolposkopisë qëndron në aftësinë e saj për të zbuluar (ose përjashtuar) ndryshimet qelizore në qafën e mitrës që i paraprijnë kancerit të qafës së mitrës.

NST

Non Stres Test

Non-Stress test (testi pa stres) i fetusit është një test i thjeshtë, jo invaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnje stres mbi fetusin.