Endometrioza & (In) Fertiliteti

Dihet prej vitesh që femrat me endometriozë kanë më tepër vështirësi në arritjen e shtatzanisë. Kjo sepse endometrioza e dëmton fertilitetin e femrës në disa nivele.

Që të ndodhë shtatëzania duhet që qeliza vezë e cliruar nga vezorja, të përshkrojë tubin e Fallopit të asaj ane, të fertilizohet nga një spermatozoid që do të jetë ngjitur deri në brendësi të këtij tubi, më pas kjo vezë e fertilizuar të shkojë dhe të implantohet në murin e brendshëm të mitrës.

Të gjitha këto demtojnë fertilitetin tek femra. Është fakt se femrat me endometriozë janë shanse më të pakta se femrat që nuk kanë endometriozë për të patur një shtatzani. Afërsisht 30-50 % e grave me endometriozë kanë vështirësi për të arritur shtatëzaninë.

Duke qenë se endometrioza dëmton fertilitetin femëror qoftë për një shtatzani natyrale por edhe përmes një Fertilizimi In Vitro, rekomandohet që femrat e prekura me endometriozë të mendojnë disi më shpejt për të patur fëmijë.

Është fakt se infertiliteti është më i shpeshtë në femrat me endometriozë dhe se shumë femra me endometriozë përfundojnë në Fertilizim In Vitro.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!