Gonorrhea

Gonorrhea

Cfarë është gonorrhea?


Gonorrea është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) që infekton si femrën ashtu edhe mashkullin. Zonat që infekton ajo janë zonat genitale, rektumi dhe fyti. Është një infeksion relativisht i shpeshtë sidomos në moshat 15 – 25 vjecare. Shkaktari është Gonokoku (Neisseria Gonorrhea), një bakter i cili mund të rritet dhe shumohet shumë shpejt në sekrecionet dhe mukozat e vagines, qafes se mitres, penisit, rektumit dhe fytit.

Si përhapet?


  • Si cdo SST, gonorrhea përhapet përmes kontaktit seksual.
  • Një rugë tjetër përjapje është ajo e kalimit nga nëna shtatzanë tek bebi.

Si mund të parandalohet përhapja e gonorresë?


  • E vetmja mënyrë e uljes së rrezikut për infektim është përdorimi i prezervativit në rastet me partner jo stabël.
  • Në rastet me shumë partner këshillohet testimi për gonorre cdo vit.
  • nqs je i/e infektuar duhet te njoftosh partnerin.

Si dallohet gonorrea?


Meshkujt. Disa meshkuj nuk shfaqin asnjë shenjë infeksioni nga gonokoku pavarësisht se janë të infektuar. Meshkujt që shfaqin simptoma mund të ankojnë për:

  • Djegie gjatë urinimit
  • Rjedhje të bardhe ose të verdhë nga penisi
  • Enjtje dhe dhimbje të testikujve

Femrat: disa femra mund të mos shfaqin shenja pavarësisht se janë të infektuara. Femrat që shfaqoin simptoma mund të kenë:

  • Djegie gjatë urinimit
  • Sekrecione jo normale nga vagina
  • Engjtje dhe ndjenjë djegie të vulvës
  • Djegie fyti
  • Djegie dhe prurit në sy (konjuktivit)
  • Spoting pas kontaktit seksual

Si diagnostikohet gonorrea?


Gonorrhea zbulohet përmes analizës së mostrave të urinës, të sekrecioneve vaginale / cervikale, uretrale  apo anale.

Si trajtohet?


Gonorrhea mund të trajtohet me sukses përmes antibiotikëve. Megjithatë rëndësi ka që mjekimi të fillojë në kohën e duhur. I filluar me vonesë, antibiotiku vërtet mund të crrenjosë infeksionin por nuk mund të cbëjë dëmtimet që mund të ketë shkaktuar tashmë gonorrhea.

Kur lejohet rësish kontakti seksual?


Pas trajtimit të gonorresë, kontakti seksual lejohet 7 ditë pas mbarimit të mjekimit.

Cfarë ndodh nqs nuk mjekohet gonorrhea?


Gonorrhea e patrajtuar mund të shkaktojë problem serioze tek meshkujt dhe femrat.

  • Tek femrat, rreziku kryesor është sëmundja inflamatore pelvike (SIP) gjatë së cilës infeksioni kalon nga vagina në mitër dhe tuba duke sjellë dëmtimin e këtyre të fundit. Pasoja që sjell dëmtimi I tubave janë infertilitet (nga bllokimi i tubave), barrë jashtë mitre dhe dhimbje pelvike kronike.
  • Tek meshkujt, gonorrhea mund të shkaktojë infertilitet për shkak të dëmtimit të epididimit. Gjithashtu infeksioni mund të kalojë në prostratë dhe uretër duke shkatuar prostatit dhe uretrit.

Rrallë herë, gonorea mund të përhapet në gjak (si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat) duke shkaktuar artrit (prekje të artikulacioneve) apo endokardit (prekje të valvulave të zemrës). Kjo e fundit është e rrezikshme për jetën.

Gonorrhea dhe shtatzania …


Nqs një femër shtatzanë është e infektuar me gonokok (pra ka gonorre) atëherë ajo mund të infektojë edhe bebin gjatë lindjes. Kjo mund të shkaktojë problem serioze për bebin. Për këtë arsye, diagnoza sa më e hershme dhe trajtimi sa më i hershëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të porsalindurit. Nqs nuk mjekohet, gonorrhea mund të shkaktojë infeksion të syve (konjuktivit) I cili mund të shkakojë edhe verbim, artrit apo edhe endokardit (duke e venë bebin në rrezik për jetën).

error: Content is protected !!