GRIPI & SHTATZANIA

GRIPI & SHTATZANIA

Gripi zakonisht kalon pa mjekim specifik por në shtatzani duhet bërë pak më shumë kujdes se zakonisht. Kjo sepse gratë shtatzana janë më të rrezikuara të pësojnë komplikacione serioze nqs preken nga gripi.

Ja disa keshilla lidhur me gripin në shtatzani:

  • Vaksinimi për të parandaluar gripin është më se i lejuar në shtatzani.
  • Kontrolloni shpesh temperaturën në mënyrë që të parandaloni ngritjet e temperaturës.
  • Nqs temperatura > 38 gradë rekomandohet paracetamol por JO më shpesh se cdo 4-6 orë. Paracetamoli ul temperaturën, lehtëson dhimbjet muskulare dhe nuk dëmton fetusin.
  • Mjekimi me antigripalë si Tamiflu është shumë i sigurt për bebin.
  • Konsumoni shumë lëngje, ujë ose lëngje frutash.
  • Nqs nuk keni oreks, mundohuni të ushqeheni patjeter qoftë edhe sasi të vogla.
  • Qëndroni shtrirë. Gjatë qendrimit shtrirë, mbajeni kokën lart në mënyrë që të përmirësohet frymëmarrja.
  • Përdorni karamele me mjaltë për të lehtësuar dhimbjen e fytit.
  • Përdorni vaporizator ose banjo me avull për të lehtësuar kongjestionin nazal.

A është e sigurtë vaksina kundër gripit në shtatzani?


Po. Është shumë e sigurtë vaksinimi kundër gripit gjatë shtatzanisë. Në fakt, rekomandohet që të gjitha femrat shtatzana të vaksinohen kundër gripit gjatë shtatzanisë, pavarësisht se në cilin trimestër janë. Vaksina kundër gripit:

  • Parandalon gripin dhe komplikacionet e tij tek gruaja shtatzanë. Dihet që gripi shkakton më tepër komplikacione tek femra gjatë shtatzanisë se sa jashtë saj.
  • Parandalon efektet e mundshme negative të gripit tek fetusi. Dihet që temperature e lartë gjatë tremujorit I mund të shkaktojë defekte të lindura. Nqs femra është vaksinuar kundër gripit në shtatzani, antitrupat në qarkullim do të kalojnë në placentë duke ofruar mbrojtje për fetusin.
  • Mbron bebin pas lindjes. Dihet që të porsalindurit janë më të prekshëm nga format e rënda të gripit. Por vaksinat kundër gripit tek bebi mund të fillojnë vetëm pas moshës 6 mujore. Nqs femra është vaksinuar kundër gripit në shtatzani, antitrupat në qarkullim do të kalojnë në qumësht duke ofruar mbrojtje për të porsalindurin.

Në rast vaksinimi, kërkoni vaksinimin me injeksion dhe jo atë me spray nazal. Vaksina me injeksion përbëhet nga viruse gripi të inaktivizuara dhe është e sigurtë si për nënën ashtu edhe për bebin gjatë shtatzanisë. Vaksina me spray nazal nuk është aq e sigurtë sa ajo me injeksion.

V.O: Nëse simptomat përkeqësohen konsultohuni menjëherë me mjekun.

error: Content is protected !!