Hepatiti B

Hepatiti B

Çfarë është?


Hepatiti B është një virus i cili ka afinitet për qelizat e mëlçisë (heparit … prandaj quhet edhe hepatitit). Në 90% të rasteve, infeksioni me hepatit B do të persistojë gjatë gjithë jetës. Kjo mund të shkaktojë dëmtime të mëlcisë (hepatolizë, cirrozë deri edhe kancer të mëlcisë).

Si përhapet infeksioni me hepatitis B?


Rrugët e përhapjes janë:

  • Kontakti seksual i pambrojtur
  • Kontakti me instrumenta apo vegla mjeksore të përdorura tek një individ me hepatitit B dhe të pa sterilizuara si duhet.
  • Hepatiti B mund të transmetohet nga nëna (nqs kjo është e infektuar) tek fetusi gjatë lindjes.

Cfarë shenjash jep infeksioni me hepatit B?

Në një pjesë të rasteve infeksioni me hepatitis B nuk jep asnjë shenjë apo simptomë. Në një pjesë të rasteve aim und të shkaktojë:

  • Nauze, të përziera dhe diarre.
  • ikter (zverdhje) të skerave dhe të lëkurës.

Si mund të zbulohet?


Infeksioni me hepatit B konfirmohet pas analizave të gjakut që cdo femër shtatzanë duhet të kryejë gjatë tremujorit I dhe III të shtatzanisë.

Si mund të mbrohet i porsalinduri nga infeksioni në rast se nëna është e infektuar ose mbartëse e hepatitit B?


Kjo është e mundur duke kryer vaksinën e hepatitis B tek fëmija e cila përmban 3 doza:

  • Doza e parë kryhet menjëherë pas lindjes.
  • Doza e dytë kryhet 1-2 muaj pas lindjes
  • Doza e tretë kryhet 6-24 muaj pas lindjes.
error: Content is protected !!