Kanceri MamarKanceri i gjirit

Kanceri Mamar

Kanceri i gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit. Është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Llogaritet që 1 në 8 femra preken nga kjo formë kanceri.

Kur shfaqet kanceri i gjirit?

Femrat e moshave mbi 50 vjec kanë një rrezik më të lartë për tu prekur nga ky kancer, ndërkohë që ato nen 20 vjec kanë një nivel të ulët rreziku për tu prekur. Në rastet se shfaqet para moshës 50 vjec, kanceri i gjirit zakonisht është më agresiv se sa kur shfaqet mbi moshat 50 vjec.

Cilët janë faktorët e rrezikut për të zhvilluar kancer gjiri?

  • Mungesa e ushqyerjes me gji – është provuar se kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek femrat që nuk i ushqejnë fëmijët me gji pas lindjes.
  • Infertiliteti – është provuar se kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek femrat që nuk kanë lindur.
  • Historia personale pozitive për kancer gjiri – tek femrat që kanë kaluar një kancer gjiri, rreziku për të zhvilluar kancer gjiri në gjirin tjetër është më i lartë se tek femrat e tjera.
  • Historia familjare pozitive për kancer gjiri – tek femrat në familjen e të cilave nëna, motra kanë kaluar kancer mamar gjiri) është parë që frekuenca e kancerit të gjirit është më e lartë se normalja. Pra kemi të bëjmë edhe me një predispozoicioni gjenetik. Në disa raste, predispozicioni gjenetik është aq i lartë sa për disa femra të rekomandohet trajtimi profilaktik që në moshat 30 vjecare (bëhet fjalë për rastet me BRCA-1 dhe BRCA-2.
  • Duhani – është parë që konsumi i duhanit rrit rrezikun për kancer gjiri.
  • Jeta e gjatë menstruale – tek femrat që u kanë ardhur menstruacionet shumë shpejt është parë që incidence e kancerit të gjirit është më e rritur.

Si diagnostikohet kanceri i gjirit?

Gjëja më e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit është parandalimi dhe diagnostikimi në fzat e hershme (atëherë kur ka shanse të mira për mjekim). Masat dhe teknikat që mund të arrijnë në një diagnostikim më të hershëm janë të renditura më poshtë:

  • Vetë kontrolli periodik që femra duhet të kryejë sa herë që kryen dush.
  • Ekografia mamare
  • Mamografia

Si e rindërtojmë gjirin pas heqjes së masës tumorale

Dr. Edlira Rehovica

Edlira Rehovica, kirurge senologe në Spitalin Amerikan në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin për të folur me detaje për kancerin e gjirit.

error: Content is protected !!