Kanceri OvarianKanceri i vezoreve

Kanceri Ovarian

Kanceri ovarian është kancer që prek ovaret (vezoret). Ovaret janë organe çift që prodhojnë hormonet dhe vezët (ovocitet) tek femra. Kanceri ovarian është një kancer që prek më shpesh moshat e vjetra. Në rast se diagnostikohet herët, ka shanse të mira për mjekim.

Çfarë është?


Kanceri ovarian shfaqet në vezore. Tumoret e ovareve mund të jenë tumore beninje (që do të thotë se nuk janë kancer) ose tumore malinje (që do të thotë se janë kancer).

Kanceri që fillon në vezore mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit të femrës duke dhënë ato që quhen metastaza.

Kë prek kanceri ovarian?


Shumica e rasteve me kancer janë të moshës > 60 vjec. Megjithatë mund të shfaqet edhe me herët apo edhe në femra të reja (dhe në këto raste zakonisht është më agresiv).

Sa i shpeshtë është?


Kanceri ovarian prek 1/60 femra.

Cilat femra janë më të rrezikuara?


Në një pjesë të rasteve me kancer ovarian kemi një predispozicion familjar. Bëhet fjalë për femrat të cilat kanë një mutacion të lindur në gjenet BRCA1 dhe BRCA2. Këto mutacioni mund të vërtetohen me analiza nga gjaku në rast se dyshohet një trashëgimi familjare me kancer ovarian. Është parë se femrat me një histori familjare positive për kancer gjiri apo kancer ovarian janë më të rrezikuara të preken nga kanceri ovarian në jëtën e tyre.

Në femrat që kanë një histori pozitive për kancer ovarian / gjiri në disa breza të familjes së tyre, është e këshillueshme marrja e masave kirurgjikale (heqja e vezoreve dhe tubave të Fallopit) në mënyrë që të parandalohet shfaqja e kancerit ovarian.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit ovarian?


Shenjat e mëposhtme mund të jenë shenjat e një kanceri ovarian, sidomos kur ato përsëriten në kohë: dhimbje barku ose në fund të barkut, fryrje barku, ndjenjë e shpeshtë urinimi, zhurma (llokocitje) në bark, ndjenjë urgjente për urinim, konsipacion, diarre, e ngopjes arrihet shumë shpejt gjatë ushqimit, mungesë oreksi, hemorragji vaginale anormale, dhimbje mesi. Në rast se ju përjetoni këto shenja atëherë ju duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog.

Si diagnostikohet kanceri ovarian?


Kanceri ovarian mund të diagnostikohet përmes ekzaminimit gjinekologjikekografisë gjinekologjike, markerëve tumoralë (CA-125, HE-4) dhe rezonancës magnetike.

Si trajtohet kanceri ovarian?


Kanceri ovarian trajtohet përmes kirurgjisë dhe kimioterapisë.

Si është prognoza?


Sa më shpejt të diagnostikohet kanceri ovarian, aq më tepër mundësi kemi ta trajtojmë atë. Megjithatë, për fat të keq kanceri ovarian është i vështirë për tu kapur herët pasi shenjat e tij imitojnë ato të sëmundjeve të tjera.

error: Content is protected !!