Kirurgjia Gjinekologjike

Kirurgjia Gjinekologjike

Laparoskopia

Kirurgjia e mbyllur

Laproskopia është një mënyrë e të operuarit në brendësi të barkut përmes disa incizioneve shumë të vogla (< 1 cm). Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgji minimal invazive.

Miomektomia

Miomektomia është termi i procedurës kirurgjikale që realizon heqjen e miomave uterine (të mitrës) duke ruajtur mitrën.

SSR

Ekstraksioni kirurgjikal i spermës

Ekstraksioni kirurgjikal i spermës mund të jetë një opsion trajtimi për meshkujt kur sperma mungon (azoospermia).

Histeroskopia

Histeroskopia është një procedurë e cila përdor një teleskop në formë tubi (histeroskop) për të vizualizuar brendësinë e kavitetit (zgavrës) të mitrës. Ajo është edhe një teknikë që lejon kryerjen edhe të interventeve të ndryshme kirurgjikale në kavitetin e mitrës.

Kistektomia

është heqja e kisteve të vezores me anë të teknikave të ndryshme kirurgjikale. Jo të gjithë kistet meritojnë trajtim kirurgjikal. Një pjesë e mirë e tyre mund të zhduken vetvetiu ose përmes trajtimeve medikamentoze. Megjithatë ka kiste të cilat duhet të trajtohen vetëm me intervent kirurgjikal.