Ngrirja e embrioneve … Cilat janë avantazhet?

Një cikël i plotë IVF përfundon me transfertën e 1 apo 2 embrioneve në mitër. Nqs krijohen më shumë embrione me cilësi të mirë atëherë duhet të merrret në konsideratë ngrirja ose ruajtja e tyre në temperature shumë të ulëta (krioprezervim).

Kur një cift zgjedh opsionin e ngrirjes së emebrioneve kjo ndodh për përdorim të tyre në të ardhmen. Embrionet ruhen në ngrirje në temperatura shumë të ulëta duke përdorur azotin e lëngët. Përmes kësaj procedure cdo lloj aktiviteti biologjik ndalon, duke bërë që embrioni të ruhet në të njëjtën gjendje për një kohë të gjatë.

 

Disa nga avantazhet e kriprezervimit janë si më poshtë:

  1. Maksimalizimi i shanseve për sukses në një procedurë të vetme aspirimi të vezëve (Oocyte Pick Up – OPU). Në pacientet në moshë të re (të cilat kanë edhe më tepër mundësi për të patur embrione shtesë), probabiliteti për të patur një lindje të gjallë përmes një transferte embrionesh të freskëta arrin deri në 50%. Nqs do të shtonim edhe shtatzanitë që do të derivojnë edhe nga përdorimi i embrioneve të ruajtura në ngrirje, atëherë kuptohet që në total do të kemi më tepër shtatzani dhe lindje.
  2. Shanset për sukses (pregnancy rate) nqs do të përdorim embrione të ngrira varen nga mosha e pacientes në momentin që është bërë ngrirja e embrioneve. Në pacientet me moshë të re, shanset për sukses mund të arrijnë deri edhe 40%. Kjo shifër vërtet që është më e vogël se kur përdoren embrione të freskëta, por sërish është e konsiderueshme. Kjo diferencë me tepër se me ndikimin hipotetik të temperaturave shumë të ulëta mbi embrionet, ka të bëjë me faktin se në transfertat e freskëta zakonisht zgjidhen për transfertë embrionet me cilësi më të mirë.
  3. Ngrirja e embrioneve shmang hedhjen poshtë të embrioneve me cilësi të mirë (por të tepërt), të cilët mund të përdoren në një moment të dytë në të ardhmen.
  4. Ngrirja e të gjithë embrioneve (freeze all policy) mund të rekomandohet në rastet kur kemi një rrezik për hiperstimulim ovarian (OHSS). Duke shtyrë transfertën për muajin tjetër, shmanget edhe hiperstimulimi.
  5. Onkofertiliteti: Nqs një paciente diagnostikohet me kancer, përpara se të fillojë kimioterapinë ose radioterapinë, ngrirja e embrioneve për një përdorim të mundshëm në një moment të dytë është një mundësi e madhe për të patur fëmijë në të ardhmen.
  6. Ngrirja e embrioneve në disa raste mund të shërbejë edhe për të shtyrë shtatzaninë duke shmangur dëmtimin e rezervës ovariane nga faktori kohë. Dihet që faktori kohë ndikon në reduktimin e numrit dhe të cilësisë së ovociteve. Krioprezervimi i embrioneve i jep mundësi një cifti që të përdorë vezët në një moshë të re, ti fertilizojë ato dhe ti ruajë në ngrirje si emrione deri sa ky cift të jetë gati për të patur një femijë.
  7. Transferta elektive e vetëm një embrioni (elective single embryo transfer eSET) është një opsion gjithnjë e më shumë në modë dhe ka për qëllim reduktimin e rrezikut për shtatzani multiple. Krioprezervimi i embrioneve shtesë mundëson reduktimin e shanseve për shtatzani multiple dhe duke maksimalizuar ndërkohë shanset për shtatzani Brenda të njëjtës procedurë aspirimi ovocitesh.
  8. Një cikël transferte me embrione të ngrira është shumë herë më i thjeshtë se një cikël që përfundon me transefrtën e embrioneve të freskëta. Cikli me embrione të ngrira ka shumë herë më pak medikamente (ilace, tableta apo injeksione) ose aspak (në varësi të protokollit që zgjidhet. Kjo e bën atë të ketë një barrë më të lehtë financiare për pacientet.
error: Content is protected !!