Papajtueshmëria e Rhezusit

Papajtueshmëria e Rhezusit

Nqs ju jeni një femër me gjak të grupit Rhezus negativ dhe bebi juaj është me gjakun e grupit Rhezus pozitiv, atëherë është e mundur (por jo gjithnjë!) që të shfaqen disa probleme të cilat nuk hasen në rastet e femrave shtatzana me Rhezus pozitiv.

Çfarë është gjaku i grupit Rhezus negativ?


Një individ mund të jetë me gjak Rhezus negativ ose Rhezus pozitiv.

  • Ata që janë me gjak Rhezus pozitiv do të thotë që kanë një lloj proteine (të quajtur antigjeni Rhezus) në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut (eritrocitet).
  • Ata që janë me gjak Rhezus negativ do të thotë se nuk e kanë këtë protein (antigjenin Rhezus) në sipërfaqen e eritrociteve.

Problemet mund të lindin nqs shtatzana është me gjak Rhezus negativ ndërkohë që fetusi është me gjak Rhezus pozitiv.

Cilat janë shqetësimet që mund të japë gjaku me Rhezus negativ?


Gjaku me Rhezus negative nuk krijon asnjë problem shëndetësor përvecse gjatë shtatzanisë (edhe këtu jo gjithnjë).

Çfarë analizash duhet të bëhen për grupin e gjakut Rhezus negativ?


Në fillim të shtatzanisë, çdo femër duhet të kryejë një analizë gjaku për të përcaktuar grupin e gjakut dhe Rhezusin. Nqs shtatzana rezulton me Rhezus negative, atëherë ajo duhet të kryejë një analizë tjetër në javën e 28-të për të parë nëse trupi i saj po prodhon antitrupa anti-RH. Ky test quhet indirect Coombs (ICT). Një test i tillë pozitiv do të thotë që bebi është me gjak Rhezus pozitiv.

Sa i shpeshtë është gjaku me Rhezus negativ?

Rreth 15% e njerëzve mendohet që janë me gjak Rhezus negativ.

Cfarë problemesh mund të lindin nëse nëna është Rhezusin negativ?


  • Nqs edhe fetusi (bebja) është me gjak Rhezus negativ, atëherë nuk ka asnjë problem për të.
  • Por nqs bebi është me gjak me Rhezus pozitiv, atëherë trupi i nënës do të krijojë antitrupa që do të sulmonin qelizat e kuqe të gjakut të bebes. Kjo ndodh sepse këto qeliza duke përmbajtur antigjenin RH do të konsiderohen si të huaja nga trupi i nënës gjaku i të cilës është Rhezus negativ.

Ky fenomen quhet inkompatibilitet Rhezus ose papajtueshmëria Rhezus.

  • Papajteshmëria Rhezus zakonisht nuk përbën ndonjë problem në shtatzaninë e parë (përvec rasteve kur mendohet se mund të ketë një përzierje të gjakut amtar me atë fetal – si në rastet me trauma gjatë shtatzanisë, amniocentezë, biopsi të vileve koriale CVS, hemorragji gjatë shtatzanisë).
  • Nqs në shtatzaninë e dytë, sërish bebi do të jetë Rhezus pozitiv, atëherë antitrupat anti-RH do të shkatërrojnë qelizat e kuqe (eritrocitet) në gjakun e bebit duke shkaktuar sëmundje hemolitike. Sëmundja hemolitike mund të shkaktojë anemi dhe shumë problem të tjera tek bebi; në raste të ralla deri edhe vdekje.

Si trajtohet papajtueshmëria Rh?


Nqs jeni një shtatzanë me Rhezus negativ dhe në javën 28 nuk jeni duke prodhuar antitrupa RH (pra testi indirect Coombs është negativ), atëherë do të merrni një injeksion imunoglobuline RH (Rho-GAM ose Anti-D) e cila do të parandalojë krijimin e antitrupave RH në bebin tuaj të ardhshëm (nëse e keni tashmë një fëmijë). Do të merrni edhe një injeksion tjetër imunoglobuline RH Brenda 72 orëve të para pas lindjes (nqs bebi del me Rhezus pozitiv).

Imunoglobulina RH (Rho-GAM ose Anti-D) rekomandohet edhe në rastet kur mendohet se gjaku i nënës mund të përzihet me gjakun e bebes:

  • Pas amniocentezës
  • Pas CVS
  • Pas aborteve apo ndërprerjeve të shtatzanive
  • Pas shtatzanive ektopike

Nqs ju jeni duke prodhuar antitrupa (pra testi indirect Coombs ju ka dalë pozitiv në javën 28 të shtatzanisë), kryerja e Imunoglobulinës RH (Rho-GAM) nuk do të kishte asnjë efekt. Në këto raste mjeku gjinekolog do të kërkojë analiza dhe ekzaminime shtesë deri në lindjen e bebit. Këto analiza / ekzaminime shtësë janë:

  • Kontrolli i nivelit të antitrupave për të parë ecurinë dhe agresivitetin e sëmundjes hemolitike tek bebi.
  • Ekografinë fetale për të parë zhvillimin e bebit, gjendjen e tij, shfaqjen e shenjave të vuajtjes fetale dhe kontrollin e qarkullimit të gjakut në arterien cerebri media përmes ekzaminimit Doppler.

Në varësi të ecurisë, mund edhe të kryhet lindja e menjëhershme e bebit për ta hequr atë nga sulmi i antitrupave të nënës dhe për ta trajtuar në njësinë e terapisë intensive të të porsalindurve ( NICU – Neonatal Intensive Care Unit).

error: Content is protected !!