Prezervativi

Prezervativi

Prezervativi (ose kondom) është e vetmja mënyrë kontracepsioni që ofron mbrojtje edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Janë dy lloje prezervativësh, ai për mashkullin dhe ai për femrën. Prezervativi që përdoret për mashkullin është ai që përdoret më shpesh.

Prezervativët janë prodhime lateksi, poliizopren ose poliuretan dhe kanë si funksion ndalimin e kontaktit të spermës së mashkullit me trupin e partneres. Disa lloje markash kanë edhe spermicide (substanca që vrasin spermatozoidet e ejakuluara) në brendësi të prezervativit me qëllim rritjen e efikasitetit.

Nqs përdoren në mënyrë të saktë, prezervativët janë efikasë në 98% të rasteve.

error: Content is protected !!