Rubella

Rubella

Rubella është një sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi i Rubelës. Quhet ndryshe edhe fruthi gjerman ose fruthi 3-ditor. Simptoma kryesore është rashi (skuqje e lëkurës) në kokë dhe qafë, ndërkohë që mund të shfaqë edhe simptoma të tjera. Zgjat më pak dhe është më i lehtë se fruthi. Në shumicën e rasteve prek fëmijët, por mund të prekë edhe adultët.

Rubella përbën rrezik për gruan shtatzanë! Në rast se një shtatzanë infektohet me rubella, sidomos gjatë Tremujorit I, ajo mund të jetë e detyruar të abortojë shtatzaninë për shkak të rrezikut të madh për anomali fetale që ky virus mund të shkaktojë.

Pasi kalon një infeksion me Rubella, cdo individ fiton imunitet për gjatë gjithë jetës. Që prej zbulimit të vaksinës dhe vaksinimit të popullatës epidemitë me Rubella nuk takohen më.

Mënyra e transmetimit të infeksionit me Rubela


Rubela transmetohet sic do infeksion viral (si gripi psh) – nga mikrogrimcat e pështymës apo tështimës që dalin nga individi i infektuar.

Çfarë shenjash jep infeksioni me Rubela?


Shenja kryesore është rashi në kokë dhe qafë që shfaqet 2-3 javë pas marrjes së infeksionit. Rashi është një skuqje e lëkurës. Në disa raste rashi mund të shoqërohet edhe me kruarje. Rashi ka tendencën të shfaqet edhe në trup. Shenja të tjera mund të jenë lodhja, ethet, fryrja e limfonodulave (sidomos ato pas veshit), konjuktivit, dhimbje koke dhe dhimbje të gjymtyrëve etj. Këto shenja shfaqen para rashit dhe janë më të shprehura tek adultët se sa tek fëmijët.

Megjithatë 50% e individëve nuk kanë asnjë shenjë nga të mësipërmet. Në këto raste infeksioni kalon pa u vënë re.

Çfarë komplikacionesh mund të shkaktojë rubella?


  • Tek adultët komplikacioni më i shpeshtë është artriti, por ai është i një forme të lehtë dhe kalon vetvetiu
  • Tek fëmijët komplikacionet janë shumë më të ralla, por shumë më serioze, pasi mund të shfaqen me hemorragji për shkak të trombocitopenisë (uljes së trombociteve) ose me encefalit (infeksion të trurit).
  • Tek gratë shtatzana infeksioni me Rubelë është shumë i rrezikshëm, sidomos nqs ndodh në Tremujorin I. nqs infeksioni ndodh në tremujorin I, atëherë ekziston një rrezik shumë i lartë që Rubela të shkaktojë anomali të fetusit. Nqs infeksioni ndodh më vonë rreziku për bebin është shumë më i vogël dhe bëhet thuajse i parëndësishëm nqs infeksioni ndodh pas javës 20 të shtatzanisë.
  • Në anomalitë fetale që mund të shkaktojë infeksioni me Rubela përmendim:
    • Defekte të palcës së kuqe të kockave
    • Shurdhësi
    • Katarakt
    • Peshë të vogël në lindje
    • Anomali në zemër

Si diagnostikohet Rubela?


Është e vështirë të diagnostikosh një infeksion me rubella për shkak se shumë individë të infektuar nuk shfaqin asnjë simptomë apo shenjë. Në rast se dyshohet infeksioni atëherë mund të kërkohen analizat për antikorpet ndaj Rubelës: IgM, IgG dhe aviditeti i IgG.

Si trajtohet Rubela?


  • Nuk ekziston asnjë mjekim kundër infeksionit me Rubela!
  • Për të parandaluar infeksionin me Rubela ekziston vaksina kundër saj. Administrimi i kësaj vaksine bën që individi të mos preket kurrë nga Rubela.
  • Për femrat që kërkojnë një shtatzani, kërkohet testimi i tyre për të vërtetuar se janë të imunizuara (të mbrojtura) ndaj infeksionit. Në rastet kur femra nuk është e imunizuar (pra e pambrojtur) rekomandohet vaksinimi i tyre me vaksinën kundër Rubelës. Një muaj pas vaksinimit, femra gëzon mbrojtjen e duhur imunitare kundër virusit Rubela. Pra vetëm pas 1 muaji nga vaksinimi mund të tentojë një femër të mbetet shtatzanë.
  • Nqs jeni një femër e re dhe nuk jeni vaksinuar ende, duhet patjetër të vaksinoheni kundër Rubelës!
  • Vaksinat nuk aplikohen kurrë tek një grua shtatzanë!
  • Një grua shtatzanë (sidomos gjatë Tremujorit I) e cila nuk është e imunizuar (pra e pambrojtur ose e pavaksinuar) duhet tu rrijë larg fëmijëve apo adultëve me shenja të ngjashme me ato të gripit.
error: Content is protected !!