Si të parashikosh shanset për sukses në IVF

Çifte të ndryshëm kanë probabilitete të ndryshme suksesi.


Suksesi apo mos suksesi i një cikli IVF nuk duhet të vijë si surprizë as për mjekun dhe as për ciftin që i nënshtrohet kësaj procedure.

Prej dekadash është krijuar bindja që Fertilizimi In Vitro nuk garanton një shtatzani; kjo sepse rreth 25% e cifteve që i nënshtrohen kësaj procedure nuk do të kenë një shtatzani pavarësisht numrit të cikleve IVF që ato mund të kryejnë. Por gjithashtu nuk duhet menduar edhe si një llotari e thjeshtë e shanseve, kjo sepse një përllogaritje paraprake e përafërt e shanseve mund të jetë e mundur paraprakisht të kryhet nga ana e mjekut, por edhe nga ana e pacienteve nqs lexojnë këtë material.

Vlerësimi paraprak i shanseve për sukses të një Fertilizimi In Vitro është me rëndësi pasi çifte të ndryshëm kanë probabilitete të ndryshme suksesi. Disa prej pacienteve u referohet nga ana e mjekut se kanë premise shumë të mira për të patur një shtatzani në një interval të shkurtër kohe – me shumë mundësi që në ciklin e parë të trajtimit. Nga ana tjetër, të tjera paciente (sidomos ato me moshë mbi 40 vjec) u referohen shanse modeste për sukses – të cilat variojnë nga 5 – 15% për cikël.

Disa çifte kanë indikacion për kryerjen menjëherë të procedurës, ndërkohë që disa të tjerë mund të kenë nevojë për disa cikle trajtimi.

Cilët janë faktorët që influencojnë më shumë në suksesin e një Fertilizimi In Vitro?


Mosha e femrës – Është padyshim faktori që ndikon më shumë. Konsiderohet me avantazh të një moshë nën 35 vjec dhe me më pak avantazh një moshë më e avancuar. Në përgjithësi, femrat me moshë nën 35 vjec kanë një shans për sukses 40 – 60 % që të kenë një shtatzani përmes Fertilizimit In Vitro, ndërkohë që për moshat mbi 40 vjec kjo përqindje suksesi nuk kalon mbi 10 %.

Mosha e re mbetet një faktor në favour të suksesit edhe në rastin e femrave të reja por që kanë një rezervë ovariane të reduktuar (AMH < 1 ng/ml). Në këto raste, pavarësisht numrit më të vogët të ovociteve (vezëve) të aspiruara, cilësia e tyre dhe për rjedhojë edhe aftësia e tyre për tu fertilizuar dhe shndërruar në embrione të shëndetshme kushtëzohet dhe favorizohet nga mosha materne më e re.

Kohëzgjatja e infertilitetit – Një interval i gjatë infertiliteti shpesh herë (por jo gjithmonë) mund të tregojë një dëmtim të rëndë të fertilitetit të ciftit.

Shkaku i infertilitetit – arsyeja se përse shtatzania nuk ka ndodhur në mënyrë natyrale është një faktor që ndikon në shanset për sukses të një cikli IVF.

Për shembull, një infertilitet për shkak të një problem të rëndë mashkullor bën që shanset për sukses në Fertilizim In Vitro të reduktohen po ashtu. Kjo pasi embrionet vijnë nga spermatozoide me cilësi më të dobët. Ky ndikim negative është po aq sa edhe ndikimi negativ që ka mosha e femrës në mundësitë për sukses.

Historia personale e shtatzanive apo edhe e lindjeve spontane (natyrale apo me Fertilizim In Vitro). Një lindje (qoftë e ardhur natyralisht qoftë e ardhur pas një cikli IVF) në antecedente, rrit shanset për sukses.

Ekipi mjek gjinekolog – embriolog dhe klinika

Sigursht, ekipi mjek gjinekolog – embriolog dhe klinika ku kryhet procedura IVF janë faktorë me një ndikim të rëndësishëm në suksesin e procedurës.

Shanset maksimale arrihen kur procedura realizohet nga mjekë gjinekologë specialist në Mjeksi Riprodhuese dhe Fertilizim In Vitro dhe nga embriologë të certifikuar. Kur procedura realizohet nga mjekë gjinekologë jo të specializuar në IVF atëherë shanset për sukses janë minimale. Kjo sepse procesi është suboptimal që nga fillimi: klasifikimi i rastit për IVF, parapërgatitja, zgjedhja e protokollit të duhur për stimulim, teknika e aspirimit të vezëve apo embryo-transferta: të gjitha këto janë deficitare në rastet e një mjeku jo specialist. Kjo rezulton në më pak vezë të aspiruara, më pak embrione të formuara dhe për rjedhojë edhe më pak shanse për sukses.

Shanset për sukses janë më të reduktuara në klinikat gjysmë anonime apo që punojnë në kushte shumë larg atyre optimale (në ambiente pallatesh apo kthinash). Zakonisht këto klinika për shkak të mundësive më të reduktuara që kanë, ofrojnë një gamë më të limituar të shërbimeve në Fertilizim In Vitro:

Zakonisht këto shërbime janë në gjendje ti ofrojnë vetëm klinikat serioze.

Kuptohet që ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në shanset për sukses, por që nuk kanë ndikimin e faktorëve të sipërpërmendur.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!