Si të zgjedhim një specialist IVF?

Të gjesh mjekun e duhur për Fertilizim In Vitro nuk është aq e lehtë sa duket. Një cift me problem të fertilitetit mund të jetë përpara zgjedhjeve shumë komplekse. Miqtë, familja, media dhe internet mund të ofrojnë informacione kontradiktore në mjaft raste. Gjetja e mjekut të duhur në këtë xhungël informacioni ka një pjesë shumë të rëndësishme në (mos) suksesin e procedurës IVF.

Shumë pacientë do të ndjekin rekomandimin e mjekut të tyre gjinekolog, më të cilin janë ndjekur për shumicën e problemeve gjinekologjike dhe kanë krijuar një farë besimi në profesionalizmin e tij (dhe për rjedhojë edhe në gjykimin e tij). Por jo gjithnjë kjo të con në zgjedhjen e duhur pasi shumë gjinekologë (edhe ata me eksperiencë) nuk është se e njohin mirë infertilitetin, e për rjedhojë as edhe Fertilizimin In Vitro, duke mos qenë kështu në gjendje të vlerësojnë si duhet profesionalizmin e specialistit të IVF.

Një qëndrim i ngrohtë dhe aftësia për të edukuar pacienten janë shumë esenciale. Kjo bën që pacienti të përfshihet sa më shumë në mbarëvajtjen e procesit duke zbatuar me përpikmëri rekomandimet e mjekut. Gjithashtu mjeku specialist në IVF duhet ti dëgjojë të gjitha pyetjet që ka cifti për mënyrën e trajtimit. Një qëndrim i ftohtë dhe shumë diskret shkakton stress tek pacientja duke rritur kështu mundësinë për “gabime / keqkuptime” në dozën e medikamenteve apo në orën e administrimit të tyre.

Çfarë duhet të presë një pacient/e nga një specialist në IVF?

Një pacient/e duhet të presë gjithnjë të trajtohet me mirësjellje dhe respekt nga mjeku. Pacienti duhet të ketë akses tek mjeku qoftë për pyetjet e “parapërgatitura” më parë por edhe në pyetjet e reja që mund të dalin nga vizita fillestare.

Mjeku duhet të jetë disponibël në cdo ditë të javës (qoftë edhe në week end) nqs programohen procedura si inseminimi artificial apo Fertilizimi In Vitro. Në këtë mënyrë koha se kur do të kryhen këto procedura do të vendosen në mënyrë optimale (duke respektuar fiziologjine) dhe jo sipas planit (të pushimeve) të mjekut! Suporti emocional nuk duhet të mungojë asnjëherë, sidomos në rastet me infertilitet të zgjatur apo me shumë procedura IVF të dështuara. Protokollet e mjekimit (stimulimit) duhet të bazohen mbi kritere shkencore dhe të mos ndjekin në mënyrë të verbër një protokoll të caktuar.

Mos harroni të diskutoni shanset e suksesit të Fertilizimi In Vitro me mjekun që ju pretendoni të zgjidhni. Gjatë diskutimit nuk duhet të ndikoheni nga shifra të larta suksesi pasi ato duhet të interpretohen në kontekst. Për shembull, një test pozitiv shtatzanie pas një Fertilizimi In Vitro nuk do të thotë lindje e një bebi pasi një pjesë e shtatzanive (natyrale apo me IVF) do të përfundojnë në abort. Për rjedhojë edhe përqindja e lindjeve të gjalla është më e vogël se sa përqindja e testeve positive të shtatzanisë. Kështu që cdo shifër suksesi që ju referohet ju duhet të pyesni mjekun në se është ka të bëjë me pregnancy rate (përqindja e testeve positive) apo live birth rate (përqindja e lindjeve të gjalla). Në këtë pikë ju do të keni informacionin e duhur për të bërë zgjedhjet tuaja.

error: Content is protected !!