Sindroma Pre’Menstruale

Sindroma Pre’Menstruale

Çfarë është?


Sindroma premenstruale (Premenstrual syndrome – PMS) është një kombinim i disa crregullimeve emocionale dhe fizike të cilat mund të shfaqen pas ovulacionit, vazhdojnë gjatë menstruacioneve dhe mbarojnë kur mbarojnë menstruacionet. Simptomat e PMS përfshijnë depresion, irritabilitet, nervozitet, hipersensitivitet dhe crregullime të humorit.

Sa e shpeshtë është?


Rreth 80% e femrave përjetojnë disa simptoma premenstruale. Megjithatë incidenca e vërtetë e PMS mendohet të variojë nga 20% në 30%. PMDD mendohet se takohet në 2 – 6 % të rasteve.

Çfarë simptomash përfshin sindroma pre-menstruale?


Simptomat e lidhura me crregullimet e humorit janë irritabiliteti, depresioni, hipersensitiviteti, zemërimi, trishtimi etj.

Simptomat fizike të PMS janë debulesa, diskonforti abdominal, dhimbjet e gjoksit, akne, crregullimet në oreks me neveri ndaj ushqimeve të ndryshme.

Një formë e rëndë e PMS, e njohur si çrregullimi disforik premenstrual (premenstrual dysphoric disorder – PMDD), mund të shkaktojnë devijime nga aktiviteti i përditshëm apo reduktim të performancës ditore në punë / shkollë për shkak të intensitetit të lartë të simptomave të përmendura më sipër. Për fat të mirë PMDD është e rrallë.

Si trajtohet


Për disa femra, simptomat mund të kontrollohen me medikamente të përshkruara nga gjinekologu, me ndryshime në stilin e jetesës (në aktivitetin fizik, në mënyrën e të ushqyerit) dhe me suportin emocional të familjes / partnerit.

 

error: Content is protected !!