Të jesh një një mami e vetme …Single mother

Vendi, roli dhe pozita e femrës me kalimin e viteve ka ndryshuar. Në kohët moderne, femrat janë më të zëna me studimet dhe/ ose me karrierrën, Krahasuar me nënat dhe gjyshet e tyre, tashmë femrat janë më aktive në shoqëri dhe më të pavarurar financiarisht. Këto ndryshime kanë sjellë edhe ndikimin e tyre në mënyrën se si tashmë konceptohet të qënit nënë, krijimi i një familje dhe rritjen e fëmijëve. Tashmë mosha e të paturit fëmijën e parë ka kaluar në të 30-at ndërkohë që në të kaluarën planifikimi familjar në shumicën e rasteve mbyllej branda moshës 30 vjecare. Por sido që të jetë momenti që femra do të zgjedhë për tu berë nënë, tashmë nevoja për të patur një plan B është akoma e më e madhe!

Pse? Sepse koha ka rëndësi!


Pavarësisht ndryshimeve të mësipërme, ora biologjike e femrës nuk ka ndryshuar. Fertiliteti i saj ulet me rritjen e moshës. Mosha më e lehtë për të patur një shtatzani është në të 20-at ose në të 30-at, ndërkohë që pas moshës 40 vjecare kjo është shumë e vështirë.

Është një botë për meshkujt …


Ndikimi që ka mosha në fertilitetin e një mashkulli është shumë herë më i vogël se në rastin e femrës. Kjo bën që meshkujt të jenë më pak në presion për të ndjekur studimet apo karrierrën dhe për rjedhojë të mos kenë shumë nevojë të planifikojnë të ardhmen.

Pritja për partnerin ideal …


Për fat të keq jo gjithnjë gjetja e partnerit ideal ndodh shpejt ose përgjatë kohës kur femra është fertile. Kjo për shkak edhe të kohës gjithnjë e më të pakët në dispozicion për socializime … Në këto raste femrat duhet të rivlerësojnë opsionet e tyre.

Pavarësia financiare


Është fakt që sa më e arsimuar të jetë një femër, aq më e mundur është mundësia që ajo ta ketë shtyrë arritjen e shtatzanisë. Gjithnjë e me shumë femrat po kërkojnë të studiojnë më shumë dhe më gjatë për të arritur ambiciet e tyre profesionale. Por pas viteve të studimit vjen puna me orare të zgjatura për të përballuar konkurrencën gjithnjë e më të fortë. Ndërkohë që koha për t’ju përkushtuar planifikimit familjar ngushtohet gjithnjë e më shumë, pavarësia e saj financiare është shumë më e madhe duke patur qenë më e aftë për të rritur fëmijë.

Ndryshime në konceptin e familjes


Tashmë familja vjen në forma dhe përmasa të ndryshme nga koncepti tradicional. Dikur për të nisur një familje duhet të ekzistonte një Mama dhe një Baba, tashmë përparimet në mjeksinë riprodhuese dhe Fertilizim In Vitro u kanë lejuar femrave që nuk kanë ndonjë problem mjeksor të fillojnë një familje. Një familje e cila do të kishte në këtë rast vetëm një Mama.

Cilat janë zgjedhjet për një femër solo dhe financiarisht të pavarur?


  1. Për një femër që nuk është gati për të nisur një familje, por do që të ruajë potencialin fertil, atëherë është e mundur ruajtja e vezëve (egg freezing). Kjo mundësi ja vlen të konsiderohet në të 20-at ose në të 30-at, dekada të jetës në të cilën edhe cilësia e tyre është më e mirë dhe për rjedhojë më të afta për të dhënë shtatzani. Këto vezë ju mund të përdoren në një moment të dytë kur femra të dëshirojë të ketë fëmijë, edhe duke mos pasur ndonjë lidhje.
  2. Për një femër solo (single), në moshë të re, por që dëshiron të ketë tani një fëmijë, atëherë ajo mund të përdorë spermë të dhuruar përmes teknikave IUI ose IVF.
  3. Për një femër solo (single), por në moshë të avancuar, që dëshiron të bëhet nënë, mundësia që ka është OD +SD.

Njohja e këtyre alternativave do tju japë mundësi të keni më tepër besim në zgjedhjen që një femër do të bëjë për të qenë nënë.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!