Spermatozoidet & Rrezatimi

Në të kaluarën mendohej se vetëm temperatura e shkaktuar nga bateria e laptop-it mund të kishte efekt negativ mbi cilësinë e spermës. Në një studim të vitit 2012 të botuar në Fertility and Sterility ka treguar se teknologjia wireless me të cilin punojnë shumica e kompjuterëve dhe laptop-eve tashmë, mund të dëmtojnë spermën përmes një efekti të shkaktuar nga valët elektro-magnetike.

Këto valë duke shkaktuar stres oksidativ dëmtojnë si spermën ashtu edhe ovocitet (vezët). Ky stres oksidativ shkakton reduktim të lëvizshmërisë dhe dëmtime në AND (ose DNA) e spermatozoideve. Pra duhet që meshkujt të mos e mbajnë laptop-in direkt mbi këmbët e tyre kur punojnë dhe telefonat celularë të mos i mbajnë në xhepat e pantallonave.

 

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!