Spina Bifida

Spina Bifida

Çfarë është?


Spina bifida është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus (ende të palindur; pra në barkun e nënëns) shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo.

Për këtë arsye, nervat që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera nuk funksionojnë si duhet. Fëmijët e lindur me spina bifida shpesh kanë aftësi të kufizuara të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithashtu këta fëmijë mund të kenë nevojë për intervente të shumta kirurgjikale për shkak të këtyre aftësive të kufizuara fizike.

Spina bifida dhe anencefalia bëjnë pjesë në grupin e defekteve të tubit neural. (NTD – Neural tube defects). Në spinën bifida kemi defekte të pjesës së tubit neural që i përket shtyllës dhe palcës së kurrizit, ndërkohë që në anencefali kemi defekt të skajit superior të tubit neural.

Sa të shpeshta janë defektet e tubit neural?


Defektet e tubit neural (anencefalia dhe spina bifida) hasen në një frekuencë 1 / 1000 shtatzani.

Si diagnostikohet?


Spina bifida, ashtu si edhe defektet e tjera të tubit neural, mund të diagnostikohet përmes ekografisë morfologjike.

Cilat janë shkaqet që çojnë në spina bifida?


Acidi folik është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor. Është parë që mungesa e tij në dietë rrit rrezikun që fëmija të jetë i prekur nga defektet e tubit neural (anencefalia dhe spina bifida). Marrja e acidit folik nga femrat para dhe gjatë shtatzanisë e redukton ndjeshëm këtë rrezik (në më pak se 0.03%).

Defektet e tubit neural (anencefalia, spina bifida etj) zakonisht nuk trashëgohen gjenetikisht. Megjithatë stuimet e fundit kanë treguar një provë indirekte të trashëgimnisë. Kështu femrat që kanë një fëmijë lë lindur me defete te tubit neural kanë një rrezik 3% që edhe fëmija tjetër të jetë me defekte të tubit neural (krahasuar me rrezikun 0.1% që ekziston në popullatën e përgjithshme).

Gjithashtu femra në rrezik për të lindur fëmijë me defekte të tubit neural janë:

  • Ato që trajtohen për epilepsi (për shkak të medikamenteve dhe jo për shkak të vetë epilepsisë)
  • Ato që kanë diabet tip II
  • Që ekspozohen ndaj helmeve të ndryshme (krom, plumb, mërkur dhe nikel).

 Si mund të parandalohet?


Spina Bifida (ashtu si edhe defektet e tjera të tubit neural) mund të parandalohet nqs merren doza e duhura të acidit folik përpara dhe gjatë shtatzanisë.

Sa është nevoja për acid folik?


Femrat në moshën riprodhuese kanë nevojë për 400-800 mcg acid folik cdo ditë edhe nqs ato nuk planifikojnë një shtatzani. Nqs ato do të kenë një shtatzani, atëherë fetusi do të ketë shumë më pak mundësi të preket nga anomalitë e sipër përmendura.

 

error: Content is protected !!