Sterile-ja

Sterile-ja

Kontracepsioni mekanik

Dispozitivi intrauterin (DIU, Spirale, Sterile) zakonisht përdoret për kontracepsion. Ai parandalon implantimin e embrionit në endometër përmes mekanizmave mekanikë apo kimikë. DIU ka formën e shkronjës T dhe përbëhet nga trupi, krahët dhe fijet që shërbejnë për të lokalizuar DIU-në në rastin e heqjes. Trupi mund të përmbajnë bakër (Cooper-T) ose levonorgestrel (levonorgestrel releasing intrauterine system).

Paraprakisht, pacientja duhet të informohet mbi avantazhet dhe risqet që mbart përdorimi i DIU-së. DIU është një metodë kontraceptive e shkëlqyer për shumë femra pasi është e sigurtë, kost-efektive, shumë efikase, e pavarur nga koitusi, reversibile, vepron për një kohë të gjatë dhe me pak efekte anësore.

Kush mund ta përdorë?


Pacientet ideale janë ato me risk të ulët për sëmundje seksualisht të transmetueshme, që nuk planifikojnë ndonjë shtatzani për së paku një vit apo që refuzojnë kontraceptivët oralë. Gjithashtu DIU-LNG (Mirena) është një zgjedhje e përkryer për femrat me menorragji (pasi redukton fluksin menstrual) për femrat me dismenorre, diabet, antecedente tromboembolike, antecedente për kancer gjiri apo sëmundje hepatike. Për sa u përket nulipareve, adoleshenteve, femrave në laktacion dhe atyre me anamnezë pozitive për SIP apo shtatzani jashtë mitre, ato mund të përdorin DIU por duhet patjetër të informohen mbi efektet anësore (kresisht amenorrea).

error: Content is protected !!