Embrio-TransfertaTransferta e embrioneve në mitër

Embrio-Transferta

Transferta e embrioneve është faza e fundit e një cikli Fertilizimi In Vitro. Quhet ndryshe embrio-transfertë (ET) dhe në varësi të embrioneve të transferuara mund të jetë fresh ET (nqs kemi të bëjmë me embrione të freskëta ose frozen ET (nqs kemi të bëjmë me embrione të krioprezervuara).

Kur kryhet transferta e embrioneve?

Transferta e embrioneve kryhet në ditën 2, ditën 3 apo në ditën 5 të jetës së embrioneve. Nqs jeni duke kryer një cikël Fertilizimi In Vitro, është mirë që të diskutoni me ekipin mjeksor lidhur me transfertën e embrioneve në stadin e klivazhit (dita 2 / 3 e zhvillimit) apo në stadin e blastokistit (dita 5 / 6 e zhvillimit).

Sa embrione transferohen?

Zakonisht transferohen 1 ose 2 embrione për cikël trajtimi. Në disa raste të veçanta mund të transferohet në numër tjetër embrionesh.

Cilët embrione transferohen?

Jo të gjithë embrionet janë njësoj; shumë faktorë ndikojnë në cilësinë e tyre. Cilësia e vezëve ka mbase ndikimin më të madh në cilësinë e embrioneve që do të pasojnë fertilizimin e tyre. Ajo mund të reduktohet për shumë arsye si mosha apo sëmundje të ndryshme (endometrioza për shembull). Edhe faktorë të lidhur me spermën mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e embrioneve si për shembull defragmentimi i ADN spermatike. Çdo embrion është unik dhe do të jetë i ndryshëm në zhvillim dhe në cilësi, dhe kjo është arsyeja se përse monitorizimi i embrioneve është një pjesë shumë e rëndësishme në Fertilizim In Vitro.

Klasifikimi i embrioneve ne diten e 3-te. (stadi i klivazhit)

Embriologët përdorin sisteme gradimi me qëllim që të klasifikojnë embrionet sipas potencialit të tyre implantues. Për të klasifikuar çdo embrion, laboratorët e IVF monitorizojnë zhvillimin e tyre duke mbledhur çdo informacion mbi ndarjen e qelizave. Ky informacion përdoret pastaj për të përcaktuar nëse transferta e embrioneve në stadin e klivazhit (dita 3) apo në stadin e blastokistit (dita 5 / 6) do të ketë më tepër shanse për sukses për pacienten.

Nje nga standartet me te cilat nuk mund te bej kompromis eshte edhe monitorizimi i embrioneve permes teknologjise Time Lapse. Ne foto jane blastokiste te monitorizuara dhe klasifikuara permes kesaj teknologjie.

Embrionet me cilësi më të mirë janë ata që do të përzgjidhen për transfertë.

Çfarë ndodh nqs janë formuar më shumë embrione?

Çifti në këto raste mund të zgjedhë një nga opsionet e mëposhtme:

  • Ti ruajë këto embrione për një moment tjetër. Transferta e embrioneve të ngrirë është një mundësi më shumë për arritjen e shtatzanisë dhe për më tepër redukton kostot e trajtimit.
  • Ti dhurojë
  • Ti eliminojë.

A ka dhimbje transferta?

Transferta e embrioneve është një procedurë që nuk shkakton dhimbje dhe për këtë arsye nuk kryhet nën anestezi.

Diskutimi përpara transfertës:

Në cdo klinikë serioze, përpara transfertës çifti diskuton me ekipin mjeksor mbi numrin dhe cilësinë e embrioneve. Në këtë mënyrë çifti do të ketë informacionin e duhur përpara se të marrë vendimin për numrin e embrioneve që do të transferohen.

Kur duhet të kryhet testi i shtatzanisë?

Testi i shtatzanisë rekomandohet 10 – 14 ditë pas transfertës.

Si të përgatitemi për transfertën e embrioneve

Përgatitja për këtë moment dhe njohja e proçesit të transfertës së embrioneve janë me shumë rëndësi pasi redukton stresin e pacientes dhe maksimalizojnë shanset për një transfertë me sukses.

Në ditën 3 apo 5?

Kur duhet të kryhet transferta?

Zgjedhja e momentit të transfertës së embrioneve në ditën e 2-të, 3-të apo të 5-të të zhvillimit të embrioneve është në qendër të diskutimeve dhe debateve mes ekipit mjeksor dhe pacienteve. Ajo duhet të bëhet në mënyrë të personalizuar dhe gjithnjë pasi diskutimit me pacienten. Pavarësisht se dita 5 duket si varianti më i mirë, kjo nuk mund të vlejë për të gjitha rastet.

Blastokisti

Transferta e embrionit në ditën 5/6

Kultura e embrioneve deri në stadin e blastokistit dhe transferta e tyre pasi kanë arritur këtë stad është një nga alternativat që një cifti infertil mund ti ofrohen gjatë Fertilizimit In Vitro. Kjo procedure ka për qëllim maksimalizimin e shanseve për shtatzani, sidomos në rastet me dështime në implantim, ndërkohë që minimizon shanset për shtatzani multiple ose shtatzani ektopike.

Rregjim shtrati

A duhet apo jo pas transfertës?

Janë të shumta ato paciente që shqetësohen se mund të ulen shanset për sukses nqs ato nuk bejnë rregjim shtrati pas transfertës së embrioneve. Akoma më shumë ato që duhet të shkojnë në punë. Mendimet variojnë nga 10 minuta deri e ditë apo akoma më shumë rregjim shtrati pas transfertës së embrioneve. Megjithatë në literaturën mjeksore nuk ka ndonjë studim që të mbështesë me fakte që rregjimi i shtratit të rrisë shanset për sukses.

Assited Hatching

Assisted hatching (AH) është një proçes në të cilin kapsula përreth embrionit, e quajtur ndryshe edhe zona pellucida, fragmentohet artificialisht përmes një rryme laser shumë mirë të kalibruar. Ky proçes lejon embrionin të dalë më lehtë nga kapsula duke përmirësuar kështu implantimin.

error: Content is protected !!