Varikoçela

Varikoçela

Çfarë është varikocela?


Varicocela është një koleksion vazash (zakonisht vena) të zgjeruara në skrotum. Në saktësisht lokalizohet afër ose sipër njërit apo të dy testikujve. Venat e prekura janë ato që bëjnë pjesë në funikulin spermatik. Funikuli spermatik është një strukturë tubular që kalon nga njëra anë e skrotumit drejt pjesës së poshtme të barkut. Funikuli spermatik mund të ndjehet nga cdo mashkull duke prekur në pjesën e sipërme të skrotumit sipër cdo testikuli. Funikuli spermatic përmban tubat që transportojnë spermën nga testikujt për në penis (vas deferens), enë gjaku (arterie dhe vena), enë limfatike dhe nerva.

Normalisht, meshkujt nuk mund ti ndjejnë apo ti shohin venat në funikulin spermatik. Nqs mashkulli ka një varikocelë, venat zgjerohen në mënyrë të gjajshme me varicet e këmbëve, duke u bërë në këtë mënyrë të dukshme (sidomos në rastet e avancuara). Rastet e avancuara mund të referohen nga pacientët edhe sit ë ngjajshme me një tufë apo lëmsh në brendësi të skrotumit.

Cilët meshukj kanë varikocelë?


Varikocelat janë të shpeshta: 1 në 7 meshkuj zhvillojnë varikocelë (zakonisht mes moshave 15 – 25 vjecare). Në 50% të rasteve varicocela prek vetëm anën e majtë, ndërkohë që në 50% të rasteve të mbetura prek të dyja anët njëkohësisht. Varikocela vetëm në anën e djathtë është e rrallë. Arsyeja është në rrugët e ndryshme anatomike që kanë venat e anës së majtë kur dalin jashtë skrotumit.

Çfarë mund të shkaktojë varikocela?


Zakonisht varikocela nuk shfaq dhimbje apo ankesa të tjera. Në një numër të vogël meshkujsh mund të shfaqet një diskonforti në anën e varicocelës. Dimensionet e varikocelës variojnë. Në disa raste ato mund të jenë të padukshme me syrin e lirë, ndërkohë që ne raste të tjera mund të jenë voluminoze dhe lehtësisht të dukshme. Në qëndrimin shtrirë atom und të zvogëlohen ose të zhduken, ndërkohë që në qëndrimin në këmbë ato mund të theksohen më shumë.

Nga se shkaktohet varikocela?


Në shumicën e rasteve, arsyeja e formimit të varikocelës është zgjerimi i venave për shkak të mosfunksionimit të mirë të valvulave. Në këto raste kemi gjaku e ka të vështirë të kalojë lart dhe për efekt graviteti bën stazë në zonat e poshtme duke shkaktuar varikocelën. Kjo varikocelë shfaqet në moshat e reja (nën 40 vjec).

Varikocela mund (rrallë herë) të zhvillohet edhe në rastet e bllokimit të venave me kalibër të madh në brendësi të barkut. Ky bllokim rrit presionin në venat e vogla të skrotumit të cilat për rjedhojë zgjerohen. Zakonisht kjo lloj varikocele shfaqet pas moshës 40 vjce.

A janë serioze varikocelat?


Zakonisht JO. Në vetvete ato nuk janë të rrezikshme. Shqetësim paraqet debati për çështjet e mëposhtme:

  • Varikocela & Infertiliteti mashkullor.
    • Studimet kanë treguar se infertiliteti është më i shpeshtë në meshkujt me varikocelë se sa në ata që nuk kanë varikocelë. Arsyeja nuk njihet plotësisht. Një teori është ajo e gjakut që bën stazë në skrotum (ngadalësohet qarkullimi) duke bërë që të rritet temperatura lokale në skrotum mbi nivelin e normës. Kjo rritje e temperaturës në skrotum bën që testikujt të mos funksionojnë si duhet; për rjedhojë kemi një reduktim të numrit & cilësisë së spermatozoideve.
    • Megjithatë, shumica e meshkujve me varikocelë nuk janë infertilë! Vetëm se kanë një shans lehtësisht më të rritur për tu bërë infertilë.
  • Testikuj më të vegjël?
    • Nqs varikocelat shfaqen në adoleshëncë, tesikuli i anës së prekur mund të mos zhvillohet aq sa duhet normalisht. Edhe kjo mund të cojë në infertilitet.
  • A nevojiten analiza të tjera?
    • Zakonisht Jo. Shumica e varikocelave shfaqen në meshkujt e rinj. Diagnoza bëhet përmes ekzaminimit manual dhe ekografisë skrotale. Duke qenë se në disa raste varikocela mund të shoqërohet me infertilitet, rekomandimi për spermiogramë është më se i arsyeshëm.

Si trajtohet varikocela?


  • Në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për mjekim! Nqs një varikocelë nuk shkakton asnjë simptomë apo problem, atëherë nuk këshillohet trajtim
  • Nqs varikocela shfaq një diskonfort të lehtë, mund të këshillohet përdorimi i të mbathura në trajtën e bokseve në mënyrë që të mposhtet staza e gjakut në skrotum.
  • Trajtimi mund të rekomandohet në rastet kur diskonforti është i madh për pacientin.
  • Trajtimi duhet të rekomandohet edhe në rastet kur varikocela shfaqet në adoleshëncë dhe shkakton një vonesë në rritje të dimensioneve të testikujve.
  • Zakonisht trajtimi është ai kirurgjikal (ligature e venave të zgjeruara) ose injeksioni i substancave embolizuese në venat e varikocelës për ti bllokuar ato. Megjithatë në një pjesë të rasteve varikocela mund të rikthehet edhe pas trajtimeve të mësipërme. Trajtimi i recidivave është i njëjtë.

A ka ndonjë vlerë trajtimi i varikocelës në trajtimin e infertilitetit mashkullor?


  • Me shumë probabilitet nuk ka ndonjë vlerë! Megjithatë debatet janë të shumta në këtë pikë. Për shumë vite është menduar se trajtimi kirurgjikal i varikocelës mund të rrisë shanset e meshkujve infertilë për tu bërë fertilë. Studimet kanë treguar se, pas trajtimit kirurgjikal, analiza e spermës shpesh herë përmirësohet. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse është menduar se trajtimi kirurgjikal mund të përmirësonte edhe fertilitetin.
  • Studimet e fundit nuk kanë treguar ndonjë provë të fortë bindëse se trajtimi kirurgjikal i varikocelës ndikon në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë. Duke qenë se përfitimet janë të lehta, trajtimi kirurgjikal duhet të vlerësohet në varësi edhe të tabllojsë së përgjithshme të ciftit infertil.
error: Content is protected !!