Laparoskopia
Kirurgjia e mbyllur
Laproskopia është një mënyrë e të operuarit në brendësi të barkut përmes disa incizioneve shumë të vogla (< 1 cm). Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgji minimal invazive.
Miomektomia
Miomektomia është termi i procedurës kirurgjikale që realizon heqjen e miomave uterine (të mitrës) duke ruajtur mitrën.
SSR
Ekstraksioni kirurgjikal i spermës
Ekstraksioni kirurgjikal i spermës mund të jetë një opsion trajtimi për meshkujt kur sperma mungon (azoospermia).
Histeroskopia
Histeroskopia është një procedurë e cila përdor një teleskop në formë tubi (histeroskop) për të vizualizuar brendësinë e kavitetit (zgavrës) të mitrës. Ajo është edhe një teknikë që lejon kryerjen edhe të interventeve të ndryshme kirurgjikale në kavitetin e mitrës.
Kistektomia
është heqja e kisteve të vezores me anë të teknikave të ndryshme kirurgjikale. Jo të gjithë kistet meritojnë trajtim kirurgjikal. Një pjesë e mirë e tyre mund të zhduken vetvetiu ose përmes trajtimeve medikamentoze. Megjithatë ka kiste të cilat duhet të trajtohen vetëm me intervent kirurgjikal.