Doctor Home Page

Në vend të mirëseardhjes …

Kjo faqe ofron informacione të ndryshme mjeksore lidhur me Shëndetin Riprodhues, Obstetrikën & Gjinekologjinë. Këto disiplina të mjeksisë fokusohen mbi shëndetin e gruas, shëndetin riprodhues, shtatzaninë, lindjen, lehoninë, laktacionin, dhe kontracepsionin.

Qëllimi është sigurimi i një informacioni bazë për pacientet në lidhje me aspektet normale, me sëmundjet e ndryshme që prekin shëndetin e femrës (infertilitetin, sëmundjet e shtatzanisë, miomat, tumoret, kistet, infeksionet gjenitale etj) por edhe me mundësitë për trajtim (medikamentoz & kirurgjikal) të këtyre sëmundjeve. Me një interes të veçantë në këtë faqe do të trajtohen Infertiliteti & Teknikat Artificiale të Riprodhimit (kryesisht IVF) dhe teknikat mini-invazive të kirurgjisë gjinekologjike (Laparoskopia & Histeroskopia).

Informacioni bazohet në njohuritë e fituara nga specializimet & trajnimet e vazhdueshme, por edhe në përvojën time klinike të fituar gjatë aktivitetit nëpër spitale të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Motoja ime është: Trajtimi i pacientes fillon me informimim i plotë i saj.

Cilat janĕ llojet e IVF?

Sic e dimĕ, Fertilizimi In Vitro ĕshtĕ njĕ metodĕ e riprodhimit artificial qĕ bĕn tĕ mundur fertilizimin e vezĕs me spermatozoidin nĕ kushte laboratorike, pra jashtĕ trupit tĕ femrĕs. Ekzistojnĕ disa lloje Fertilizimi In Vitro, kjo nĕ varĕsi tĕ karakteristikave dhe nevojave tĕ secilit cift. IVF homolog – Bĕhet fjalĕ pĕr ciftet ku pĕr fertilizim […]

Përse infertiliteti është në rritje?

Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzanisë dhe sipas studimeve të shumta kjo shifër është në rritje. Po përse ndodh kjo? Është fakt që vitet e fundit po konstatohet një reduktim i fertilitetit si tek mashkulli ashtu edhe tek femra. Në bazë të këtij reduktimi janë faktorë socialë dhe mjeksorë. Një ndikim […]

Duhani & (In)Fertiliteti femĕror

Konsumi i duhanit nĕ mĕnyrĕ aktive, por edhe nĕ mĕnyrĕ pasive ka njĕ efekt negativ nĕ fertilitetin e femrĕs. Konsumi i duhanit shoqĕrohet me mĕ tepĕr shanse pĕr humbje tĕ shtatzanisĕ, shtatzani ektopike (jashtĕ mitre), infertilitet dhe menopauzĕ tĕ parakohshme. Sipas njĕ studimi tĕ botuar nĕ revistĕn Fertility & Sterility nĕ vitin 2000, tek femrat […]

Çfarë nuk duhet tu themi çifteve infertile?

Në periudha pushimesh ose festash njerëzit mblidhen të kalojnë kohën dhe të festojnë së bashku. Nqs për disa këto janë momente për të kaluar gëzuar apo për tu shplodhur pas shumë muajve punë, për çiftet që përjetojnë infertilitetin këto janë momente shumë të vështira. Femrat dhe çiftet që janë duke kërkuar një shtatzani u duhet […]

Fertilizimi in vitro

Aspirimi i vezeve

error: Content is protected !!