Doctor Home Page

Në vend të mirëseardhjes …

Kjo faqe ofron informacione të ndryshme mjeksore lidhur me Shëndetin Riprodhues, Obstetrikën & Gjinekologjinë. Këto disiplina të mjeksisë fokusohen mbi shëndetin e gruas, shëndetin riprodhues, shtatzaninë, lindjen, lehoninë, laktacionin, dhe kontracepsionin.

Qëllimi është sigurimi i një informacioni bazë për pacientet në lidhje me aspektet normale, me sëmundjet e ndryshme që prekin shëndetin e femrës (infertilitetin, sëmundjet e shtatzanisë, miomat, tumoret, kistet, infeksionet gjenitale etj) por edhe me mundësitë për trajtim (medikamentoz & kirurgjikal) të këtyre sëmundjeve. Me një interes të veçantë në këtë faqe do të trajtohen Infertiliteti & Teknikat Artificiale të Riprodhimit (kryesisht IVF) dhe teknikat mini-invazive të kirurgjisë gjinekologjike (Laparoskopia & Histeroskopia).

Informacioni bazohet në njohuritë e fituara nga specializimet & trajnimet e vazhdueshme, por edhe në përvojën time klinike të fituar gjatë aktivitetit nëpër spitale të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Motoja ime është: Trajtimi i pacientes fillon me informimim i plotë i saj.

Duhani & (In)fertiliteti mashkullor

Nuk ka njeri të mos jetë tashmë në dijeni të efekteve të dëmshme që duhani ka mbi shëndetin në përgjithësi. Por jo të gjithë e dinë se duhani ka efekte të dëmshme edhe mbi fertilitetin mashkullor. Duhani tek meshkujt shkakton: Impotencë, Çrregullime hormonale Dëmtime të cilësisë së spermës. Tymi i duhanit përmban > 4000 lëndë […]

Cila është mosha më e mirë për të lindur?

Me rritjen e moshës së femrës, dihet që fertiliteti i saj reduktohet. Sasia e vezëve në vezore (rezerva ovariane) reduktohet me kalimin e kohës. Cilësia e vezëve “të mbetura” reduktohet me kalimin e kohës Numri i vezëve / embrioneve normale nga ana gjenetike reduktohet me kalimin e kohës Një embrion me numër normal të kromozomeve […]

Shtatzania biokimike

Pritja për një test shtatzanie pas trajtimeve të ndryshme të fertilitetit (IUI ose IVF) është një periudhë e mbushur plot ankth dhe stres tek një pjesë e mirë e pacienteve. Dhe në momentin e marrjes së një rezultati pozitiv, vendin e ankthit dhe stresit e zë gëzimi dhe shpresa. Por disa ditë më vonë, një […]

Assisted Hatching

Në mënyrë natyrale, embrioni përpara se të implantohet i nënshtrohet një proçesi hapje dhe zgjerimi gjatë të cilit ai del nga zona pellucide (kapsula) që e rrethon. Kjo ndodh aty nga fundi i ditës së 5-të. Fillimisht është rritja në vëllim e embrionit që shkakton hollim të zonës pellucide dhe më pas prodhimi i  disa enzimave […]

Infertiliteti & Fertilizimi in vitro

Aspirimi i vezeve

error: Content is protected !!