Sëmundjet beninje gjinekologjike

Sëmundjet beninje gjinekologjike

Në këtë grup sëmundjesh përfshihen patologjitë beninje (pra jo malinje, jo kanceroze!) që prekin  organet e brendshme apo të jashtme gjenitale të femrës. Ato mund të shfaqen me dismenorre (dhimbje gjatë mënstruacioneve), vulvodini (dhimbje në nivelin e vulvës) apo dhimbje pelvike kronike (dhimbje kjo në fund të barkut, që persiston prej më shumë se 6 muajsh).

Këto sëmundje mund të prekin funksionimin normal të sistemit riprodhues dhe për rjedhojë aftësinë e femrës për të mbetur shtatzanë. Në raste të tjera ato mund të shkaktojnë dhimbje pelvike apo edhe çrregllime menstruale.

Për shembull, vezoret polikistike bëjnë që ovulacioni të ndodhë më rrallë se zakonisht. Kjo mund të shkaktojë infertilitet dhe menstruacione jo të rregullta. Nga ana tjetër, endometrioza, mund të dëmtojë tubat e Fallopit apo edhe vezoret. Endometrioza mund të shkaktojë infertilitet ose të jetë përgjegjëse për dhimbjet pelvike (gjatë ciklit menstrual, gjatë kontaktit seksual etj). Fibromiomat ose të quajtura ndryshe edhe mioma janë tumore beninje të cilat rriten dhe zhvillohen në trupin e mitrës, në brendësi të kavitetit endometrial apo edhe jashtë trupit të mitrës.

Diagnoza e këtyre patologjive kryhet përmes konsultës gjinekologjike dhe ekografisë të cilat duhet të kryhen në mënyrë rutine cdo 12 muaj ose atëherë kur femra ka shqetësime si infertilitet, dhimbje pelvike apo edhe çrregullime menstruale.

Megjithatë për më tepër informacion klikoni për cdo sëmundje mbi imazhet më poshtë.

Miomat

Fibroidet, Fibromiomat

Miomat janë tumore të cilat rriten në brendësi të murit të uterusit (mitrës). Në të gjitha rastet kemi të bëjme me tumore beninje; pra nuk janë kanceroze.

Endometrioza

Është fakt se femrat me endometriozë janë shanse më të pakta se femrat që nuk kanë endometriozë për të patur një shtatzani. Afërsisht 30-50 % e grave me endometriozë kanë vështirësi për të arritur shtatëzaninë.

PCOS

Vezoret polikistike

PCOS ka një spektrum shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie flokës, depression, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.

Polipet

Polipet endometriale

Polipet endometriale janë zmadhime (rritje, në formën e bizeleve, kokrrave etj) me origjinë nga muri i brendshëm i mitrës me zhvillim në kavitetin e saj.

Kistet ovariane

KIstet e vezoreve

Kistet më të shpeshta të vezoreve janë kistet funksionale të cilat formohen gjatë një cikli menstrual. Kistet e tjera janë patologjike dhe këtu përmendim: endometriomat (kistet cokollate), kistet dermoide, kistadenomat (adenomat kistike) etj

error: Content is protected !!