Infeksionet gjatë shtatzanisë përbëjnë një shqetësim të madh për gruan shtatzanë, për efektin që ato mund të kenë në shëndetin e bebit. Për fat të mirë shumica e infeksioneve ngjitëse tashmë janë shumë të rralla falë edhe programeve të vaksinimit. Për shembull infeksioni nga Rubela, shumë i rrezikshëm për zhvillimin e bebit, tashme takohet shumë rrallë.
Duhet theksuar se shumica e bebave nuk dëmtohen nqs nëna merr ndonjë infeksion gjatë shtatzanisë. Por ka disa infeksione që mund të transmetohen tek bebi përmes placentës ose gjatë lindjes, dhe kur kjo ndodh, atom und të lenë pasoja srrioze për të porsalindurin. Në disa raste të tjera, infeksionet mund të komplikohen edhe me lindje parakohe.
Është e pamundur që gruaja shtatzanë tu shmanget të gjitha burimeve të infeksioneve gjatë shtatznisë.Një faktor predispozues është edhe ndryshimet në imunitet dhe në sistemet e organeve që ndodhin gjatë shtatzanisë.
Megjithatë monitorizimi me kujdes i shtatzanisë tek mjeku obsetër-gjinekolog, kryerja e analizave dhe mjekimi i duhur bën që rreziku që vjen nga këto infeksione të reduktohet.