Një pjesë e rëndësishme e proçesit të Fertilizimit In Vitro ndodh në laborator. Pas aspirimit të vezëve, ato vendosen në medium speciale kulture për disa orë. Mediumi përbëhet nga aminoacide dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për zhvllimin optimal të embrionëve.
Procesi i bashkimit të vezëve me spermatozoidet quhet fertilizim (koncepsion) nga e ka marrë emrin edhe gjithë procedura Fertilizim In Vitro (in vitro dmth në qelq apo në epruveta apo pjata laboratorike, për ta dalluar nga fertilizimi in vivo (koncepsioni natyral). Fertilizimi mund të jetë konvencional (klasik) ose me mikroinjeksion (ICSI – Intracytoplasmatic sperm Injection).
Procesi në laborator kontrollohet nga embriologët. Është kjo arsyeja se përse një klinikë IVF duhet të ketë të paktën një embriolog cdo ditë prezent në laborator. Është embriologu që informon pacientët dhe mjekun specialist lidhur me numrin & cilësinë e vezëve, spermatozoideve dhe zhvillimin e embrioneve në laborator.