Barra me rrezik

Barra me rrezik

Çfarë është një shtatzani me rrezik të lartë?


Termi shtatzani me rrezik të lartë, sugjeron se për të patur një shtatzani të shëndetëshme dhe që të arrijë me sukses deri në term, dhe që të pasohet nga një lindje po kaq normale, nevojitet një kujdes më i madh mjeksor se zakonisht. Shtatzania me rrezik të lartë ndodh në ato raste kur situata apo probleme të ndryshme mjeksore e venë nënën dhe / ose bebin përballë një mundësie më të lartë se e zakonshmja për probleme shëndetësore ose lindje parakohe.

Cilat janë situatat kur shtatzania konsiderohet me rrezik të lartë?

Shtatzania e një gruaje do të quhet me rrezik të lartë, kur ajo:

  • ka moshë < 17 vjeç
  • ka moshë > 35 vjeç
  • ka qenë në mbipeshë ose nënpeshë përpara se të arrinte shtatzaninë.
  • Është shtatzanë me binjakë, trinjakë apo më shumë.
  • Ka tension të lartë të gjakut, diabet, depression ose ndonjë problem tjetër shëndetësor
  • Ka parobleme në të kaluarën me shtatzanitë: lindje para kohe, fëmijë të lindur me anomali ose humbje të fetusit gjatë shtatzanisë.
  • Është konsumatore e duhanit, alkoolit apo drogave të ndryshme.

Çfarë është e rëndësishme për një shtatzani që konsiderohet me rrezik të lartë?

  • Ndjekja me rreptësi e rekomandimeve të mjekëve obstetër dhe specialistëve të tjerë që do të trajtojnë sëmundjet e tjera shoqëruese gjatë shtatzanisë.
  • Një dietë e shëndetshme
  • Kontrolli i shtimit në peshë.
  • Mbrojtja nga infeksionet e ndryshme duke respektuar rregullat e higjenës
  • Reduktimi i stresit.

Shtatzania multiple

Shtatzania multiple është ndoshta tema që gëzon interesin më të madh mes pacienteve shtatzana, por edhe mes mjekëve. Shtatzania quhet multiple kur në mitër rriten dy, tre apo më shumë fetuse.

Pre-Eklampsia

Pre-Eklampsia (PE) mund të takohet deri në 10% të shtatzanive, duke qenë kështu komplikacioni më i shpeshtë i shtatzanisë para lindjes. Zakonisht shfaqet me tension arterial dhe proteinuria tek nëna dhe rritje të pakët në peshë të fetusit.

Anemia

Anemia gjatë shtatzanisë është e zakonshme dhe në shumicën e rasteve është e formës së lehtë. Në raste të ralla ajo mund të bëhet një problem serioz që mund të kërkojë trajtim.

Izoimunizimi

Papajtueshmëria e Rhezusit

Nqs ju jeni një femër me gjak të grupit Rhezus negativ dhe bebi juaj është me gjakun e grupit Rhezus pozitiv, atëherë është e mundur (por jo gjithnjë!) që të shfaqen disa probleme të cilat nuk hasen në rastet e femrave shtatzana me Rhezus pozitiv.

Diabeti Gestacional

Shumica e shtatzanave me diabet gestacional do të kenë bebe të shëndetshme në lindje nqs diabeti i shtatzanisë diagnostikohet në kohë. Kjo sepse nivelet e glicemisë (glukoza në gjak) do të mbahen në kontroll. Në rast të kundërt, nivelet e larta të glukozës do të kalojnë placentën dhe do të hyjnë në qarkullimin e gjakut të bebit. Kjo do të rrisë rrezikun që bebi të rritet në peshë përtej normës (bebe makrozom).

Placenta Previa

Në rastet kur placenta është e atashuar më poshtë se zakonisht dhe bllokon (pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës) atëherë kemi të bëjmë me placenta previa. Për shkak të lokalizimit të saj (duke qenë se bllokon rrugët e lindjes), placenta previa mund të shkaktojë probleme si për nënën ashtu edhe për fetusin

error: Content is protected !!