Anatomia e femrës
Njohja e anatomisë së femrës është shumë e nevojshme për të kuptuar riprodhimin human dhe zhvillimin e shtatzanisë. Në organet e riprodhimit të femrës hyjnë vulva, vagina, mitra, tubat e Fallopit dhe vezoret.
Ovulacioni
Çdo muaj, gjatë një cikli menstrual, në brendësi të vezores ekziston një vezë e cila në një moment të caktuar dallohet nga të tjerat; ajo fillon të rritet dhe zhvillohet në brendësi të një sakusi (dhomëze) të quajtur folikul. Çelja e vezës quhet ovulacion.
Cikli Menstrual
Cikli menstrual është një seri komplekse fenomenesh, të kontrolluara mire dhe që çdo muaj manifestohet me një menstruacion dhe një ovulacion.
Cikli jo normal
Menstruacionet quhet jo normale nqs hemorragjia nga mitra ka një nga këto karakteristikat: vjen më shpesh, vjen më rrallë, është më e bollshme, është më e pakët, zgjat më pak, zgjat më shumë se zakonisht. Gjithashtu quhen jo normale kur shoqërohen me dhimbje, nauze ose të vjella.
Miomat
(Fibromat, leiomiomat)
Miomat janë tumore beninje të cilat rriten në brendësi të murit të uterusit (mitrës). Miomat njihen edhe me sinonime të tjera si psh leiomioma, fibromioma, fibroma, noduse ose fidroide. Dimensionet e tyre variojnë nga 1 cm deri në 10-15 cm diametër.
Polipet endometriale
Polipet endometriale janë zmadhime (rritje, në formën e bizeleve, kokrrave etj) me origjinë nga muri i brendshëm i mitrës me zhvillim në kavitetin e saj. Zakonisht janë beninje (jo-kanceroze), megjithatë mund të ndodhë të jenë kanceroze apo të kthehen në të tilla (polipet prekanceroze). Përmasat variojnë nga disa milimetra në disa centimetra.
Kistet e vezoreve
Ovarian cysts
Kistet më të shpeshta të vezoreve janë kistet funksionale të cilat formohen gjatë një cikli menstrual. Llojet më të shpeshta të kisteve funksionale janë kistet folikulare dhe ato të korpusit luteal. Këto kiste nuk konsiderohen patologjike por vetëm si deviacione nga norma. Kistet e tjera janë patologjike dhe këtu përmendim: endometriomat (kistet cokollate), kistet dermoide, kistadenomat (adenomat kistike) etj
PCOS
Vezoret Polikistike
Sindroma e ovareve polikistike (PCOS – Policystic Ovarian Syndrome), është një crregullim relativisht i shpeshtë hormonal që prek femrat e moshës riprodhuese. PCOS ka një spektrum shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie flokës, depression, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.
PMS
Sindroma premenstruale
Sindroma premenstruale (Premenstrual syndrome – PMS) është një kombinim i disa crregullimeve emocionale dhe fizike të cilat mund të shfaqen pas ovulacionit, vazhdojnë gjatë menstruacioneve dhe mbarojnë kur mbarojnë menstruacionet. Simptomat e PMS përfshijnë depresion, irritabilitet, nervozitet, hipersensitivitet dhe crregullime të humorit.
Barra jashtë mitre
Ektopike, ekstrauterine
Shtatzania është ektopike kur ajo zhvillohet jashtë mitrës. Shtatzania ektopike është një situatë e rrezikshme për jetën e pacientes nqs nuk diagnostikohet në kohën e duhur.
Kontracepsioni
Planifikimi familjar
Janë të shumta mënyrat e e parandalimit të një shtatzanie të padëshiruar. Marrja e informacionit të duhur lidhur me avantazhet dhe dizavantazhet e secilës është më se e nevojshme për të shmagur përdorimin pa kriteret e duhura. Në metodat e planifikimit familjar futen kontraceptivët hormonalë, kontraceptivët mekanikë (DIU, prezervativi), sterilizimi tubar dhe vazektomia. Katër të parat përdoren tek femrat ndërkohë që metoda e fundit përdoret rrallë tek meshkujt.
Sekrecionet
Vagina shërben si një pikë tranziti mes ambientit të jashtëm dhe organeve të brendshme të riprodhimit. Ekuilibri i pH të vaginës ka shumë rëndësi. Normallisht pH i vaginës është acid dhe kjo ofron mbrojtje nga infeksionet. Një vaginë e shëndetëshme prodhon sekrecione në mënyrë që pastrojë dhe rregullojë ambientin brenda saj, në mënyrë të ngjajshme me funksionin e pështymës e cila rregullon / pastron ambientin e gojës. Këto sekrecione përbëjnë sekrecionet normale të vaginës. Cfarëdo ndikimi mbi këtë ekuilibër delikat të sekrecioneve dhe florës vaginale përbën kushte të favorshme për shfaqjen e infeksioneve..
Infeksionet
Infeksionet e organeve genitale mund të shkaktohen nga baktere (microbe), viruse apo kërpudha (myk). Ato mund shkaktojnë diskonfort në zonat intime, prurit (kruarje), djegie dhe sekrecione jo normale vaginale. Shumica e infeksiomeve genitale mund të trajtohen shpejt dhe lehtë. Konsulta mjeksore në kohën që shfaqen shenjat është shumë e rëndësishme në parandalimin e situatave të padëshiruara si sëmundje seksualisht e transmetueshme apo edhe sëmundje inflamatore pelvike.
Kanceri
Kanceri është një sëmundje e qelizave të cilat janë edhe “blloqet” me të cilat ndërtohet organizmi i njeriut. Qelizat e trupit të njeriut kontrollohen në funksionin e tyre nga gjenet. Të gjithë llojet e kancerit fillojnë për shkak të problemeve (të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm) në funksionin e këtyre gjeneve. Në shumicën e kohës trupi i njeriut mund ti korrigjojë këto defekte në mënyrë spontane. Por, në disa raste kjo nuk ndodh, duke bërë që këto qeliza të rriten në mënyrë të pandalshme. Kjo shkakton shfaqjen e tumoreve.
Menopauza
Menopauza është ajo periudhë e jetës së femrës në të cilën menstruacionet pushojnë dhe nuk vijnë më kurrë. Menopauza është pjesë e procesit natyral të plakjes tek femra. Në këtë fazë vezoret nuk prodhojnë më ovocite (vezë) dhe hormonet estrogjen dhe progesteron dhe femra e ka të pamundur shtatzaninë.
Prolapsi
I am promo text. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.