Infeksionet gjinekologjike

Infeksionet gjinekologjike

Infeksionet e organeve genitale mund të shkaktohen nga baktere (microbe), viruse apo kërpudha (myk). Ato mund shkaktojnë diskonfort në zonat intime, prurit (kruarje), djegie dhe sekrecione jo normale vaginale. Shumica e infeksiomeve genitale mund të trajtohen shpejt dhe lehtë. Konsulta mjeksore në kohën që shfaqen shenjat është shumë e rëndësishme në parandalimin e situatave të padëshiruara si sëmundje seksualisht e transmetueshme apo edhe sëmundje inflamatore pelvike.

Gardnerela

Bakterioza Vaginale

Shenja më karakteristike është sekrecioni vaginal anormal, me ngjyrë të verdhë-jeshile dhe me aromë të ngjajshme me atë të peshkut. Një tjetër karakteristikë e infeksionit me gardnerela është mungesa e pruritit vaginal.

Klamidia

Chlamydia Trachomatis

Tek femrat infeksioni me klamidia mund të komplikohet me sëmundje inflamatore pelvike (SIP). SIP mund të shkatojë infertilitet (për shkak të dëmtimit të tubave të Fallopit)

SIP

Sëmundja inflamatore pelvike

Aderencat dhe bllokimet e tubave janë komplikacionet më të shpeshta që SIP mund të japë në kohë. Infertiliteti në këto raste është si pasojë e faktit që spermatozoidi dhe veza nuk takohen.

SST

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

SST-të janë infeksione që transmetohen kryesisht nëpërmjet raporteve seksuale; vaginale, anale, orale-gjenitale ose nëpërmjet objekteve të përdorura gjatë raporteve seksuale.

HPV

Human Papiloma Virus

Është infeksioni seksual që transmetohet më shpesh. Në shumicën e rasteve është i parrezikshëm, por në raste të rralla mund të shkaktojë kondiloma ose kancer të qafës më mitrës.

Kondilomat

Genital warts

Kondilomat janë rritje në formën e lythave apo noduseve të crregulltë në zonat genitale dhe duar të cilët shkaktohen nga infeksionet me disa lloje HPV.

Kandida

Mykoza vaginale

Mykoza vaginale është një lloj vaginiti (inflamacioni i vagines) që shkaktohet nga një myk i quajtur kandida (candida). Ajo karakterizohet nga irritim i vaginës, kruarje dhe rrjedhje vaginale.

Trikomonas

Trikomoniaza është një SST që shkaktohet nga një parazit i quajtur trikomonas. Takohet shpesh në femrat e reja dhe seksualisht aktive.

Sifilizi

Sifilizi është një SST e cila shkaktohet nga një mikrob (bakter) i quajtur Treponema pallidum.

Gonorrea

Gonorrea është një SST që infekton si femrën ashtu edhe mashkullin. Zonat që infekton ajo janë zonat genitale, rektumi dhe fyti. Është një infeksion relativisht i shpeshtë sidomos në moshat 15 – 25 vjecare.

Mycolpasmat

Mycoplasma & Ureaplasma

Ureaplsma Urealyticum dhe Mycoplasma genitalium janë mikroorganizma që përhapen me rrugë seksuale

Bartoliniti

Kisti & Abcesi i Bartolinit

Abcesi i Bartolinit ndodh atëherë kur gjendrat e Bartolinit, të lokalizuara në të dy anët e hyrjes së vaginës, bllokohen dhe infektohen

HSV

Herpesi Genital

Herpesi genital është një sëmundje infektive seksualisht e transmetueshme e shkakuar nga viruset herpes simplex tip I (HSV-1) dhe tip 2 (HSV-2)

error: Content is protected !!