Infertiliteti

Infertiliteti

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një çifti për të arritur një shtatzani pas 12 muajve të kontakteve seksuale të pambrojtura. Infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues që çrregullon funksionin më bazik të njeriut: riprodhimin. Infertiliteti nuk duhet të ngatërrohet me sterlitetin. Steriliteti është një gjendje përhershme, e parikthyeshme (si për shembull femrat që lindin pa mitër) që pavarësisht progreseve të shkencës e ka të pamundur lë lindin fëmijë.

Koncepsioni

Koncepsioni (ngjizja, fertilizimi) është bashkimi i vezës me spermatozoidin, bashkim nga i cili rezulton embrioni. Është një proces i komplikuar që në natyrë varet nga shumë faktorë.

Konsulta; kur?

Në shumë raste çiftet kanë marrë mjekim pa qenë e nevojshme vetëm për faktin se janë drejtuar tek mjeku shumë më herët nga sa nevojitet.

Shkaqet e infertilitetit

Femra & Mashkulli

Shkaqet të cilat mund të cojnë në infertilitet janë të shumta. Në disa raste infertiliteti është pasojë e një shkaktari të vetëm (të lidhur me femrën ose mashkullin). Në disa raste ai mund të jetë i shkaktuar nga disa faktorë njëkohësisht. Për nga frekuenca, infertiliteti prek në të njëjtën masë si femrat ashtu edhe meshkujt!

IVF

Fertilizimi In vitro

Fekondimi in Vitro (ndryshe i njohur si Fertilizimi In Vitro ose shkurt IVF) nënkupton fertilizim (bashkimin) e spermatozoidit dhe vezës (ovocitit) në kushte laboratorike. IVF është pa dyshim trajtimi më madhor & më kompleks i infertilitetit. IVF është një nga shpikjet më të mëdha të shekullit të kaluar. Që nga lindja e parë e një fëmije të konceptuar me anë të një cikli IVF në vitin 1978, më tepër se 8 milionë fëmijë të tjerë kanë ardhur në jetë përmes kësaj teknike.

Ç'duhet të bëjë çifti

kur përballet me infertilitet?

Janë disa veprime të cilat ndihmojnë në këtë drejtim, por vep[rimi kryesor është drejtimi tek mjeku specialist në momentin e duhur.

Analizat

Kryerja e analizave të duhura ka shumë rëndësi pasi shpejton kohën e gjetjes & trajtimit të shkakut që jep infertilitet. Për fat të keq, shumë cifte infertilë kur paraqiten tek specialisti i duhur kanë një mal me analiza / ekzaminime të panevojshme (me dhjetra strisho vaginale / analiza biokimike / TORCH etj) dhe nuk kanë analizat bazë të menaxhimit të infertilitetit.

Trajtimi

Trajtimet janë nga më të ndryshmet dhe mund të përfshijnë: medikamentet, teknika kirurgjikale ose teknikat e riprodhimit të asistuar (IUI, IVF apo PGT). Thelbësore në trajtim është zgjedhja e momentit të duhur për të kërkuar ndihmën e mjekut dhe zgjedhja e mjekut specialist në infertilitet. Kjo do të minimizonte kohën e nevojshme drejt shtatzanisë dhe shpenzimet e panevojshme.

Mos humb kohë

Koha e humbur ka një efekt shumë negativ pasi me kalimin e viteve problemet zmadhohen dhe shtohen në numër. Pavarësisht shkakut fillestar të infertilitetit, nqs vitet kalojnë, mbi këtë shkak ekzistues shtohet edhe reduktimi i rezervës ovariane (pra ulja e numrit dhe cilësisë së vezëve).

error: Content is protected !!